GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

RMV pranoi propozimin francez, Rama: Më në fund s’ka më asnjë pengesë

14:05 - 16/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
RMV pranoi propozimin francez, Rama: Më në fund s’ka më asnjë pengesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me 68 vota pro propozimin francez për marrëveshjen me Bullgarinë, që i hap rrugën hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim dhe propozimi u kalua vetëm me votat e shumicës.

Për këtë ka reaguar dhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili është shprehur se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë.

Duke renditur “një seri arritjesh”, Rama shprehet se pas vendimit delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund.

U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare – pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman. 3 vite me gjëma të pandara, nga tërmeti tek pandemia dhe tani mes pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimin e jetesës këtu e kudo në botë. Këto sfida të jashtëzakonshme kanë vënë në sprovë jo thjesht qeverinë, po karakterin tonë si vend, si bashkësi njerëzish dhe si shumicë qeverisëse natyrisht.

Ja kemi dalë përsëri! Siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, kur thuajse askush nuk e besonte se do t’ia dilnim, do t’ia dalim edhe me krizën e re që ka sjellë lufta, po edhe me negociatat që do ta bëjnë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

Ja kemi dalë pa e ulur ritmin e reformave, të punës e të ndryshimit, pavarësisht premtimeve të pambajtura të BE-së. Do t’ia dalim duke e rritur më shumë ritmin, duke e përmirësuar më tej punën dhe duke e thelluar ende më tepër ndryshimin.

Ja kemi dalë pa u mposhtur nga zhgënjimet e as nga lëndimet jo të lehta të këtyre viteve. Do t’ia dalim duke vazhduar të nxjerrim mësime dhe duke mos ngurruar në korrigjimin e vetvetes.

Ja kemi dalë me kokën lart, duke arritur ta ngremë Shqipërinë në sytë e më të mëdhenjve, aty ku ajo s’ka qenë kurrë, e vlerësuar dhe e respektuar si e barabartë në çdo marrëdhënie ndërkombëtare. Por të mos e harrojmë, ky nuk është fundi i rrugës sonë, por vetëm fillimi i një pjese të re të rrugës për Shqipërinë që duam.

Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t’ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s’bën Shqipërinë.

Faleminderit të gjithëve ju, që më mbështesni e inkurajoni apo më ngacmoni e nxini jetën me komentet tuaja.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve që me votën e tyre, na e kanë besuar neve, socialistëve e progresistëve, këtë mision historik për Shqipërinë dhe po ashtu, faleminderit, atyre që duke mos na e dhënë votën, na kanë bërë më luftarakë e kokëfortë për misionin e Atdheut tonë të përbashkët.

Faleminderit miqve e partnerëve tanë, që të gjithëve, për mbështetjen, kritikat, por edhe për refuzimet e viteve të fundit, të cilat na kanë ushqyer forcën, kalitur durimin dhe mprehur urtësinë.

Faleminderit në fund, por jo për nga rëndësia, edhe Lindës e fëmijëve, që mbajnë në këtë rrugë barrën e një sakrifice të mundimshme, të cilën veç ata e askush tjetër mund ta kuptojnë dot se çfarë halli është.

Për hajër ❤️”, ka shkruajtur kryeministri.

Etiketa: BEEdi RamaShqiperi

Lajme të lidhura

Berisha: Rinia në veprim, tmerri i Ramës, i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë
Breaking Views

Berisha: Rinia në veprim, tmerri i Ramës, i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë

13:33 - 25/01/26
Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit
Breaking Views

Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit

12:30 - 25/01/26
Deutsche Welle jehonë demonstratës: Për tri orë u kërkua dorëheqja e Ramës dhe qeverinë teknike
Breaking Views

Deutsche Welle jehonë demonstratës: Për tri orë u kërkua dorëheqja e Ramës dhe qeverinë teknike

10:39 - 25/01/26
Para
“Do filloni punë në shtet…”, ja si mashtruesi përvetësoi shuma të mëdha parash duke gënjyer qytetarët (Emri)

“Do filloni punë në shtet...”, ja si mashtruesi përvetësoi shuma të mëdha parash duke gënjyer qytetarët (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t
Breaking Views

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

20:14 - 25/01/26

Juventusi ka siguruar një fitore shumë të rëndë në garën për një vend në zonën Champions, pasi ka mundur me...

Lexo më shumë
Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

19:53 - 25/01/26
Çmenduri në “Emirates”: Manchester United mposht Arsenalin 3–2

Çmenduri në “Emirates”: Manchester United mposht Arsenalin 3–2

19:43 - 25/01/26
Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

19:19 - 25/01/26
Elbasani i madh ndaj Dinamos, e nderon Diallo, hapet gara për kreun

Elbasani i madh ndaj Dinamos, e nderon Diallo, hapet gara për kreun

19:02 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com