GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rrëzimi i avionit serb në Greqi/ Po transportonte 12 ton municione, autoritetet në alarm

09:26 - 17/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Rrëzimi i avionit serb në Greqi/ Po transportonte 12 ton municione, autoritetet në alarm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një avion serb Antonov-12 është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Kavalla të Greqisë, i cili ishte ngarkuar me 12 ton municione.

Shpërthimet dhe tymi i dendur tronditën zonën e Kavallës ndërsa alarmi është ngritur për tymin e përhapur në zonë pasi nuk dihet ende përmbajtja e substancave që janë lëshuar në ajër pas ngjarjes.

Banorët e zonës janë njoftuar të mbajnë dyer dhe dritare të mbyllura dhe madje të mos përdorin as kondicionerët derisa të bëhet vlerësimi i sigurt i situatës.

As ekipet e shpëtimit nuk i janë afruar pikës së shpërthimit më shumë se 50  metra ku kanë konstatuar një substancë të bardhë, e cila shkakton djegie në sytë dhe buzët e atyre që afrohen pranë saj.

Marios Apostolidis  koordinator i shërbimeve zjarrfikëse të Greqisë së Veriut, foli për fillimin e operacioneve, duke shpjeguar se tashmë janë ngritur dronët dhe kanë filluar të operojnë piroteknikët e Ushtrisë për të dhënë “OK”, ose ndalimin në varësi të gjetjeve.

“Ka shpërthime të vogla zjarri, në një rreze prej të paktën 500 metrash. Kemi ndaluar hyrjen në zonën ku operojmë, banorët janë këshilluar të mos afrohen, të kenë kujdes dhe të mbajnë dritaret të mbyllura”, tha fillimisht Apostolidis.

“Kur vendi të jetë i sigurt, ne do të hyjmë në fushë. Nuk ka ende foto nga droni, tani është ngritur. Jemi afruar me maska ​​deri në 50 metra, kemi parë një pjesë të avionit, ka shumë materiale të shpërndara nëpër fusha”, shtoi ai.

Etiketa: avionsubstanca

Lajme të lidhura

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
Botë

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11:23 - 11/04/26
Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve
Kosovë & Rajon

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Para
Ministri serb tregon se çfarë po transportonte me avionin që u rrëzua në Greqi

Ministri serb tregon se çfarë po transportonte me avionin që u rrëzua në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm
Botë

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështesë bllokadën e porteve iraniane nga Shtetet e...

Lexo më shumë
Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26
Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern

Mbappe qetëson stafin dhe tifozët e Realit, rikthehet në stërvitje për sfidën me Bayern

15:01 - 13/04/26
Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

Ç’po ndodh në godinat e drejtësisë, SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

14:44 - 13/04/26
Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

Rrëmbyen një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, arrestohen dy persona, një në kërkim (Emrat)

14:25 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com