GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Fushë-Krujës, Hoxha: Ja ku kërkoi policia për atentatin e djeshëm, pas atij të Ervis Martinajt

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Masakra e Fushë-Krujës, Hoxha: Ja ku kërkoi policia për atentatin e djeshëm, pas atij të Ervis Martinajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me situatën me krimin e organizuar në zonën mes Lezhës-Laçit dhe Fushë Krujës, e cila vetëm dje shkaktoi tre të vrarë në një atentat të mirëorganizuar.

Hoxha tha se vitet e fundit ka pasur një ridimensinim dhe riorganizim të terrenit dhe aktivitetit të organizatave kriminale në këtë zonë që lidhet edhe me Tiranën. Gjithçka nisi në 4 tetor 2018 sipas Hoxhës, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra Fabiol Gaxha gjatë një përleshjeje të armatosur mes dy grupeve në një lokal në ish-Bllok.

“Njëri nga këto personazhe është nga kjo zonë dhe e ka të shtrirë aktivitetin pikërisht në këtë aks”, tha Hoxha duke pasur parasysh zonën mes Lezhës, Laçit, Fushë Krujës dhe Tiranës.

Sa i përket kërkimeve për kapjen e autorëve, Hoxha tha se policia duhet të jetë më e organizuar pasi grupet kriminale kanë shumë resurse financiare në duar dhe një polic me një pagë as 50 mijë lekë të reja nuk mund të përballet me ta.

“Policia ka kërkuar dje në fshatrat e Niklës. Kanë shkuar edhe në Kurbin, përfshirë edhe Laçin, kanë shkuar edhe në Mirditë, pra Rrëshen, sepse dyshohet që persona në këtë territor mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. Ky është veprim i pakoordinuar, aty për atyshëm sepse policia nuk e di se kush është autori apo autorët, thjesht dyshon dhe aludon se atentatin mund ta kenë kryer persona nga Nikla, Laçi apo Mirdita nisur nga ngjarjet e mëparshme”.

Etiketa: Artan Hoxhangjarjevrasja e evis martinajt

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Ekzekutimi i trefishtë në Fushë Krujë, Hoxha: Mesazhi që më çuan para se të futesha në studio

Ekzekutimi i trefishtë në Fushë Krujë, Hoxha: Mesazhi që më çuan para se të futesha në studio

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com