GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiperia e përfshirë nga zjarret/ Nga jugu në veri disa vatra aktive, 5 qarqe më të rrezikuara

16:25 - 18/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendi në flakë/ Mbrojtja: Në 4 zona era vështirëson shuarjen e flakëve, janë mbyllur 8 vatra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa ditës disa zona në vendin tonë janë përfshirë nga flakët dhe si çdo vit shuarja e tyre është e vështirë për shkak të kushteve jo të mira që kanë zjarrfikëset në vend, sidomos në qytetet e vogla.  Në këtë situatë vendi ndodhet pothuajse në çdo vit më shumë prej pakujdesisë dhe mungesës së ndërgjegjësimit. Këtë verë rritja e temperaturave ka rikthyer sërish alarmet për zjarre që në disa raste të ndihmuara dhe nga era e fortë dhe terreni i vështirë kanë shkrumbuar mijëra ha pyje. Janë gati 10 vatra zjarri aktive, por në 5 qarqe më poshtë situata paraqitet më e vështirë.

Zjarri në Krastë, Krujë

Mëngjesin e sotëm flakët u riaktivizuan sërish në Krastë të Krujës, ndikuar nga terreni i vështirë që e bën thuajse  të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse zjarri shkrumboi sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe shkurre. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe forcat e ndërhyrjes po bëjnë të pamundurën për ti neutralizuar.

Hetimet e para bëjnë që policia dhe zjarrfikësit të dyshojnë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, ashtu si në fillim të muajit korrik ku zjarret pasi vijuan për disa ditë shkrumbuan rreth 100 ha sipërfaqe. Ajo që e bën të rëndë fakti është se piromanët nuk u arrestuan pasi Policia nuk bëri të mundur identifikimin e tyre.

Zjarri në Mirditë

Po gjatë këtyre ditëve u njoftua se një vatër zjarri u shfaq në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e Oroshit në Mirditë. Fatmirësisht u vu nën kontroll dhe nuk pati përhapje masive që të rrezikonte dhe kurorën e pemëve që janë karateistë për zonën që shtrihet në brinjë të rrugës së Kombit.

Zjarri mbi Liqenin e Komanit, Berishë e Sipërme

Një vatër zjarri u shfaq të dielën në Berishë të Sipërme që ndodhet mbi Liqenin e Komanit. Flakët rrezikonin të shkrumbonin një plantacion me gështenja që do ishte dhe një goditje e rëndë për ekonominë e zonës dhe pa diskutim një dëm mjedisor i konsiderueshëm për vlerat që kanë gështenjat për zonën.

Zjarri në Kepin e Rodonit

Gjatë ditës së djeshme u raportua për disa vatra zjarri në Kepin e Rodonit e cila ishte dhe më problematikja nga vatrat ku u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të ulët dhe shkurre. Ende nuk dihen shkaqet e ndezjes së vatrës, ndërkohë që ndërhyrja e autoriteteve zjarrfikëse ishte e pa mundur për shkak se nuk ka rrugë automobilistike. Për shuarjen e zjarrit shkuan vetëm punonjës të zjarrfikëses të cilët punuan me mjete rrethanore.

Zjarri në Himarë

Një vatër zjarri u ndez pasditen e djeshme në kodrat e Himarës. Zjarri i ndihmuar dhe nga era e fortë u përhap me shpejtësi të madhe duke rrezikuar dhe disa banesa. Policia nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar nëse kemi të bëjmë më zjarrvënie të qëllimshme apo zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin

Zjarri në Plug të Lushnjës

Zjarri më i fundit është regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:34 në Plug të Lushnjës, i cili i ndihmuar dhe nga erërat e forta u përhap me shpejtësi duke rrezikuar dhe disa stane me bagëti. Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Instituti i Gjeoshkencave me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se qarqet më të rrezikuara nga zjarret për 5 ditët në vijim janë: Lezha, Durrësi. Tirana, Fieri dhe Berati por që kërcënimi nga zjarret mbetet evident në të gjithë vendin. Së fundmi edhe zjarri në Gjirin e Lalëzit që është raportuar pak minuta më parë dhe flakët vazhdojnë të jenë aktive dhe të përhapen më shumë.

Etiketa: Kryesore1pakujdesipyjerreziktemperaturazjarrezjarrfikse

Lajme të lidhura

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Avioni me municione që u rrëzua në Greqi, flet eksperti: Duhet pasur kujdes dhe…

Avioni me municione që u rrëzua në Greqi, flet eksperti: Duhet pasur kujdes dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com