Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediet përpara nisjes së bisedimeve zyrtare në tryezën e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave. Rama tha se Shqipëria nuk ka humbur kohë duke pritur, por ka ecur para.
“Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur, tani me mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtpërdrejtë të punës me negociatat formale. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se ne siç e kemi thënë më parë nuk kemi humbur kohë, nuk kemi pritur që të fillojnë formalisht negociatat për të shkuar më tutje. Kjo është arsyeja që Shqipëria sot hyn në 4 vendet e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspektin më të rëndësishëm të këtij procesi që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve”, tha Rama.
Discussion about this post