GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Regjistri me emrat e personave të dënuar për krime seksuale, PS dhe PD bashkojnë votat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Regjistri me emrat e personave të dënuar për krime seksuale, PS dhe PD bashkojnë votat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin e Ligjeve për miratimin e projektligjit për krijimin e një regjistri kombëtar që do të mbajë të dhënat e personave të dënuar për krime seksuale.

Votimi u bë ditën e sotme ndërkohë që asnjë nga deputetët nuk votoi kundër. Vendimi u përshëndet nga të dyja palë si shenjë e vullnetit të mirë të bashkëpunimit në interes të qytetarëve. Nismëtarja e këtij projektligji Erisa Xhixho falenderoi kolegët e të dyja palëve në këtë komision.

 “Edhe unë kam një falenderim. Faleminderit kolegëve dhe institucioneve që kanë bashkëpunuar për draftin. Faleminderit që keni marrë parasysh sugjerimet tona që të jetë një ligj sa më i mirë. Uroj që të enjten në seancë të jemi pro këtij ligji”, tha ajo.

Ndërsa Iris Luarasi një nga mbështetëset e këtij propozimi njoftoi edhe nismën e radhës që do të paraqesin në Kuvend për mbrojtjen nga krimet seksuale.

“Dua të falenderoj ju të gjithë për bashkëpunimin. Dua të falenderoj qytetarët që e kanë mbështetur. Me firmat e 22 mijë qytetarëve mund të bëhen ndryshime. Shumë shpejt duam të sjellim kastrimin seksual. Kastrimi seksual është pilula që ul dëshirën për të sulmuar seksualisht. Nuk është e pakthyeshme. Ka një efekt 2 deri në 4 vjet. Duhet të jemi koshientë që në një vend të varfër pjesa e monitorimit është shumë e vështirë. Të gjithë ata që janë prindër e dinë shumë mirë që kjo do ishte më e pakta që mund të kërkonin”, tha Luarasi.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj vuri theksin te bashkimi i forcave për një kauzë. “Falenderoj kolegët e opozitës. Kur nuk futet politika në mes ne marrin më të mirën nga njëri tjetri. Dhe kjo duket”, u shpreh ajo.

Etiketa: abuzimPDPSregjister

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
Takimi me Vuçiçin, Kurti: Varet nga BE

“Kosova feston arritjet tuaja historike”/ Albin Kurti uron Shqipërinë për çeljen e negociatave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com