Ditën e sotme është arrestuar 45-vjeçari me inicialet F.L., banues në Korçë, pasi i kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 45-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 aparat celular dhe 850 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në DVP Elbasan. U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 45-vjeçari.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 aparat celular dhe 850 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Discussion about this post