GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Një ditë pas çeljes së negociatave, EuroActiv: Sistemi vuan nga korrupsioni

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Një ditë pas çeljes së negociatave, EuroActiv: Sistemi vuan nga korrupsioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që ditën e djeshme vendi ynë çeli zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian, agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv shkruan se pengesa më e madhe e Shqipërisë në rrugën e integrimit është sundimi i ligjit.

Sipas ekspertëve, sistemi shqiptar i drejtësisë ende vuan nga korrupsioni i përhapur, mungesat profesionale dhe joefikasiteti strukturor, me besimin e publikut tek gjykatat dhe zbatimi i ligjit që mbetet jashtëzakonisht i ulët.

“Reforma në drejtësi e mbështetur nga BE filloi në Shqipëri në vitin 2016 dhe parashikon verifikimin e çdo prokurori dhe gjyqtari në vend. Procesi, megjithatë, ka ecur me ritme të ulëta dhe ka qenë i mbushur me vështirësi.

Me pak se gjysma e anëtarëve të gjyqësorit janë verifikuar, gjysma kanë dhënë dorëheqjen pasi kanë vlerësuar pasurinë, reputacionin dhe kualifikimet e tyre. Kjo e çoi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në bllokim për gati dy vjet dhe shkaktoi një grumbullim të çështjeve deri në dhjetëra mijëra.

“Në vitin 2021, mandati për vazhdimin e reformës u zgjat, pavarësisht se besimi i qytetarëve për këtë proces po binte çdo vit, sipas disa sondazheve të pavarura. Për më tepër, sistemi i drejtësisë është duke u përballur me vonesa, me mijëra çështjes penale dhe civile presin që të trajtohen. Për ata që janë shkarkuar për shkak të mospërputhjeve me pasurinë e tyre dhe problemeve me korrupsionin, mungesa e ndjekjeve penale, e lëre më pas e dënimeve, ka ndezur zemërim në shtëpi dhe në Bruksel”.

I pyetur nëse ndjekjet penale të zyrtarëve gjyqësorë do të trajtohen gjatë procesit të pranimit, Varhelyi tha se kjo do të trajtohet kur të hapet grupi i parë i negociatave, mbi sundimin e ligjit.

“Ne do të punojmë me sundimin e ligjit dhe padyshim që do të diskutohet për gjendjen e gjyqësorit. Unë vetëm mund të konfirmoj se ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona: duhet të ketë prova që ekzistojnë dhe raste që duhet të zgjidhen, dhe këto duhet të zgjidhen.”

Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Etiketa: Edi RamaPolitike

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
Para
Ekzekutimi i trefishtë në Fushë Krujë, flet nipi i deputetit socialist

Ekzekutimi i trefishtë në Fushë Krujë, flet nipi i deputetit socialist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri”...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com