GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Mund të kthehemi pas”, këshilltarja e Metës bën paralajmërimin e fortë mbi hapjen e negociatave

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raundi i tretë për Presidentin dështoi, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltarja për Integrimin Europian në Presidencë, Ilda Zhulali, e cila ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme edhe në ministrinë e Jashtme, ka bërë një koment në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë.

Zhulali rendit 8 pika me detyrimet që ka vendi dhe kushtet që duhet të përmbushë në mënyrë që negociatat të përfundojnë me sukses. Sipas saj, që i referohet kornizës së negocimit, procesi i negociatave mund të jetë i kthyeshëm, pra vendi mund të kthehet pas nëse nuk bën përparime të dukshme.

Postimi i plotë:

Çfarë duhet të dimë përpara përmbytjes prej lotëve të gëzimit dhe shampanjës…

Ditët e para të javës së ardhshme, Këshilli i Ministrave i BE do të miratojë një dokument që quhet korniza negociuese për Shqipërinë.

Me një fjali, ky dokument përshkruan procedurën dhe paketën e kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria gjatë procesit të anëtarësimit.

Korniza përsërit se Kriteret e Kopenhagës mbeten të pandryshueshme: qëndrueshmëria e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe respektimin e mbrojtjen e pakicave; një ekonomi tregu funksionale e aftë të përballojë presionin konkurrues dhe forcat e tregut europian; aftësinë për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit që përfshijnë dhe qëllimet politike, ekonomike dhe monetare të Unionit, dhe kapacitetin e administratës për të zbatuar me efikasitet legjislacionin europian.

Risitë e procesit që kërkojnë vigjilencë:

Procesi i anëtarësimit do të jetë i kthyeshëm. Nëse Shqipëria nuk plotëson në kohë kushtet që do t’i vendosen, atëherë procesi jo vetëm mund të mbetet vendnumëro, por mund të shkojë prapa-kthehu!!

Nëse kushtet nuk plotësohen në kohë, Shqipëria mund të penalizohet edhe me tkurrjen e fondeve të BE!!!

Shqipëria duhet të sigurojë që përdorimi i fondeve europiane të krijojë një preferencë të qartë europiane dhe një ekonomi të fortë vendase.

Shqipëria duhet të komunikojë me saktësi dhe në mënyrë strategjike përfitimet dhe detyrimet e procesit të anëtarësimit tek publiku i saj, në përputhje me zgjedhjen e saj strategjike.

Kushtet që do të shoqërojnë të gjithë procesin e anëtarësimit lidhen me grupin e kapitujve që kërkojnë përqendrim më të fortë në sektorët kyç: Gjyqësori dhe të drejtat themelore (kapitulli 23), Drejtësia, Liria dhe Siguria (kapitulli 24), Funksionimi i Institucioneve Demokratike (kriteret politike), Kriteret Ekonomike, Reforma e Administratës Publike, Prokurimi Publik, Kontrolli Financiar, dhe Statistikat. Ky grup-kapitujsh do të hapet i pari, dhe do të mbyllet i fundit.

Procesi i skanimit do të bëhet sipas 6 grupeve tematike, dhe do të shoqërohet me parakushte për nisjen e negociatave për secilin grup tematik. Sipas zhvillimeve në vend, kushte të reja mund të vendosen edhe në mes dhe/ose fund të negociatave për çdo grup kapitujsh.

Përpara nisjes faktike të negociatave me grupin e parë të sektorëve bazë, Shqipëria duhet të dorëzojë disa dokumenta strategjikë, që lidhen me sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike. Këta udhërrëfyes do të duhet të shoqërohen me plan masash konkrete me afate të qarta kohore dhe do të duhet të përgatiten përmes një procesi transparent dhe konsultimi kuptimplotë me të gjithë aktorët. Udhërrëfyesit do të duhet të përfshijnë edhe kushtet e pazbatuara, të përmendura në vendimin e Këshillit Europian të 2020. Zbatimi i tyre do të monitorohet rreptësisht, përfshirë përmes misioneve të posaçme nga vende anëtare.

Lufta kundër korrupsionit do të ketë përparësi në ekzaminimin e çdo kapitulli. Asnjë kapitull nuk do të mbyllet provizorisht pa siguruar që politikat anti-korrupsion po zbatohen.

Pasi të bëhet takimi i parë ndërqeveritar, më së shumti i karakterit formal, duhet të nisë puna që të plotësohen para-kushtet e nisjes së negociatave faktike për grupin e parë të kapitujve bazë.

Më herët sesa vonë, do të përballemi me nismat për legalizimin e kanabisit, amnistinë fiskale, portin e Durrësit, riedukimet e gazetarëve, lojërat me topa-djegësa të inceneratorëve, etj, etj.

Etiketa: BENegociata

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
Për pak do të vritej një person, ja si u parandalua krimi në Korçë

E rëndë/ 39- vjeçari plagos me thikë babë e bir në Fier (EMRA)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C
Botë

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo...

Lexo më shumë
Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet