GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Regjistri i të dënuarve për krime seksuale, Duma: Do aksesohet në çdo Bashki

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vota pro për zgjatjen e Vettingut, Duma nga Kuvendi: PD po udhëheq situatën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar në lidhje me projektligjin e krijimit të Regjistrit Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale që nga viti 1995, i cili u diskutua këtë të mërkurë në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Duma shkruan se një projektligj i tillë është i munguar prej kohësh, por tepër i domosdoshëm për garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Deputetja e PD-së informon se ky regjistër do të jetë i hapur të aksesohet nga njësitë për mbrojtjen e fëmijëve në çdo Bashki, zyrat arsimore apo në administratën publike.

Postimi:

Regjistri kombëtar për të dënuarit që kanë kryer krime seksuale që nga viti 1995.

Diskutuam në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, për krijimin e “Rregjistrit Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”.

Një projektligj i munguar prej kohësh dhe veçanërisht i domosdoshëm në garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve tona.

Në Komision u paraqitën dy drafte, njëri nga deputetja Xhixho dhe tjetri nga 28 organizata perfaqësuese të shoqërisë civile.

Elementët kyçë mbi këtë projektligj janë:

Krijimi i regjistrit kombëtar i atyre që kanë kryer krime seksuale dhe grabitqarëve seksualë.

Ky regjister do të jetë i hapur të aksesohet nga njësitë për mbrojtjen e fëmijëve në çdo Bashki, Zyrat Arsimore Vendore, Administratat Publike për sa i përket rekrutimit të personave dhe prindërve.

Ndalimi i personave të dënuar dhe të rehabilituar, autorë të këtyre krimeve për t’u bërë pjesë e institucioneve arsimore publike dhe private, administratat publike dhe çdo lloj instance që mundëson kontakt me fëmijët.

Detyrë e institucioneve punëdhënese për të kërkuar një vërtetim përpara rekrutimit të individëve.

Raportimi i detyrueshëm i personave që kanë kryer dënime të krimit seksual, për të deklaruar në Policinë Vendore për lëvizjet e tyre, qoftë ato brenda dhe jashtë vendit.

Etiketa: BashkiDumaKryesore1

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
E FUNDIT/ Makina përplas 12-vjeçarin në Korçë

Kanabisi i mbjellë mes misrit/ Gjendet një automjet në një kanal në Fier, dyshimet e policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26

Një vrasje e rëndë ka tronditur qytetin e Plovdivit në Bullgari, ku biznesmeni i njohur Ilian Filipov është qëlluar për...

Lexo më shumë
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com