GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Majmuni Kiko rikthen në pune e- Albania

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Dikur: Edhe bukë edhe cirk!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Sot kam patur ditën më të vështirë dhe më të lehtë të jetës time. Pas dyshimit për grabitjen e arkave me banane në Portin e Durrësit, një dyshim tjetër akoma më ogurzi u vërtit rreth meje. Ndonëse jo zyrtarisht deri dje isha i akuzuari kryesor për bllokimin e -albania. Shteti digjital i shpallur më 1 maj 2022, ditën ndërkombëtare të punëtorëve digjital u rrëzua për tokë.  Dyshimet kryesore ranë mbi iranianët. Dihet që iranianët kanë dërguar majmunin në hënë dhe na përdorin ne si pararojë të aktiviteteve të tyre ndaj Perëndimit.

Siç thotë dhe literatura bashkëkohorë, këto sulme janë komplekse dhe nuk është e qartë nëse duhen cilësuar akt lufte, akt agresioni, akt spiunazhi, akti vandalizimi digjital, akt sabotimi, apo akt çmendurie. Këtu menjëherë u shpall akt lufte dhe në këto raste të parët që kërkojnë janë “tradhëtarët”. Këtu kanë edhe një traditë që në fillim merren me “armiqtë e brendshëm”.

Për t’i paraprirë së keqes u futa vetë në kontakt me hakerat iranianë. Ndryshe nga njerëzit, ne majmunët jemi më të drejtpërdrejtë. U futa drejt e në temë:

çfarë kërkoni?

Kemi një listë me kërkesa m’u përgjigjen. E – Albania zhbllokohet vetëm pasi të na plotësohen kërkesat deri më një.

Lista e kërkesave ishte relativisht e gjatë. 10 kërkesa.

  1. Kopje të kartave të identitetit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të lindur dhe banues në Shqipëri, si dhe shqiptarëve të lindur dhe rritur jashtë Shqipërisë.
  2. Datëlindjet.
  3. Numrin personal të identifikimit.
  4. Adresën e shtëpisë.
  5. Adresën e vendit të punës.
  6. Numrat e celularëve.
  7. Të dhëna të hollësishme për makinat që përdorin shqiptarët. (targa, nr, i shasisë etj)
  8. Rrogat.
  9. Preferencat politike të shtetasve mbi 18 vjeç.
  10. Listën e patronazhistëve.

Si shpërblim për këto të dhëna, hakerat iranianë më premtuan 30 milionë euro. Mund t’i dërgojmë edhe në bitcoin ose në një monedhë tjetër digjitale- më thanë.

Shkova menjëherë në SPAK dhe kërkova prokurorin që më merr në pyetje sa herë unë shpallem i dyshuar. Është i njëjti prokuror që hetoi “leaks” e parë në prill të vitit të kaluar. I thashë që mund të zhbllokoja e-albanian, me kusht që të më jepte një kopje të të dhënave që u shpërndanë me what’sapp në prill të vitit të kaluar.

Po pse ti nuk i ke këto të dhëna në whatsapp-in tënd- pyeti me qesëndi prokurori.

Jo, unë përdor viber.

P.S, Tani po pres shpërblimin 30 milionë euro nga qeveria iraniane dhe amnistinë fiskale nga qeveria shqiptare!  Një pjesë të parave do t’i përdor për biznesin tim të ri të kanabisit mjekësor!

Etiketa: e-Albaniakryesore2Lutfi DervishimajmuniOpinion

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
Britania shpalli “non grata” 27 zyrtarë, Alibeaj: Denoncimet tona për 25 prillin…

Britania shpalli "non grata" 27 zyrtarë, Alibeaj: Denoncimet tona për 25 prillin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar edhe një herë tjetër për propzimin e Partisë Socialiste...

Lexo më shumë
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com