GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Meta, letër Nikollës: Qeveria nuk është treguar transparente (Foto)

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapja e negociatave, Meta njofton konferencë urgjente për media në Presidencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse është në prag të përfundimit të mandatit, presidenti Ilir Meta nuk ka ngurruar t’i kërkojë llogari qeverisë për disa çështje. Ditën e sotme ai tregon se i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në lidhje me çështjen e detit me Greqinë.  Përmes kësaj letre Meta shprehet se qeveria nuk është treguar transparente dhe nuk e ka vënë në dijeni Presidencën për hapat që janë ndjekur. Duke hedhur akuza se qeveria po kurdis diçka nën hije, Meta i ka kërkuar që i gjithë procesi të bëhet menjëherë transparent dhe çdo hap t’i njoftohet kreut të shtetit. Ndërsa ka garantuar se ai vetë do të merret me këtë çështje edhe pas përfundimit të mandatit si president.

“Para së gjithash, dhe që në hyrje të këtij informacioni vlerësoj të domosdoshme të theksoj që Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme përgjatë gjithë këtij procesi nuk kanë treguar luajalitet dhe sinqeritet me Presidentin e Republikës, i cili në rastin më të mirë është informuar me vonesë dhe post factum, jo plotësisht, ashtu siç dhe veprime e zgjedhje të qeverisë lidhur me këtë çështje janë bërë në mënyrë të njëanshme dhe pa marrë as mendimin e Presidentit të Republikës.

 Në këto akte, por edhe përmes shkresave e komunikimeve të tjera që u kanë paraprirë, e kam vendosur në dijeni Kryeministrin për disa devijime, mangësi proceduriale, apo shkelje të kryera nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe më pas gjatë raundit të dytë dhe të tretë të negociatave edhe nga disa prej anëtarëve të të Grupit Negociator, shkelje këto të papranueshme për Presidentin e Republikës, dhe që kanë cenuar rëndë besimin e dhënë prej tij me autorizimin për dhënien e plotëfuqisë”, shkruan Meta.

Kujtojmë se, ditën e sotme ministri grek i Jashtëm, Dendias, ka bërë me dije se Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord që shteti helen të ketë 12 milje në detin Jon. Kështu ai ka kërkuar që këtë premtim qeveria shqiptare ta hedh sa më parë në letër.

 

 

 

Etiketa: DetiGreqiaIlir MetaKryesore1Nikolla

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
“E veçantë”/ Spartak Ngjela harron Bora Zemanin, zbulon vajzën që e ka fiksuar

“E veçantë”/ Spartak Ngjela harron Bora Zemanin, zbulon vajzën që e ka fiksuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com