GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sanksionet britanike, VOA zbardh detaje: Politikanët shqiptarë bashkëpunojnë me kriminelët

19:59 - 21/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sanksionet britanike, VOA zbardh detaje: Politikanët shqiptarë bashkëpunojnë me kriminelët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach bëri të ditur të enjten se qeveria britanike mori masa kundër disa individëve shqiptarë “me lidhje të publikuara dhe të dokumentuara mirë me kriminalitetin dhe korrupsionin”, duke mos paraqitur detaje të mëtejshme.

“Kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të inkurajojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund mosndëshkimit. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh në dispozicion për të frenuar individët me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin”, tha ai, duke shtuar se detajet e këtyre veprimeve mund të mos bëhen gjithmonë publike.

Zoti Peach e bëri njoftimin në një artikull botuar në faqen e qeverisë britanike, ku shprehu angazhimin e Britanisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në rajon dhe për të ndëshkuar përmes mekanizmave të ndryshëm ata që nxisin apo mbështesin krimin dhe korrupsionin. “Së bashku do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, thotë ai.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu mbështetjen për masat e fundit të qeverisë britanike, duke shkruar në Twitter: “Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për t’u pasuruar dhe shkelin shtetin ligjor, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm dhe kanë sabotuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shprehet ajo.

Megjithëse vlerësoi disa nga masat e marra nga Shqipëria si pozitive, përfshirë reformën në drejtësi dhe ngritjen e Agjencisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, zoti Peach tha se ka ende persona “që veprojnë sikur janë të paprekshëm, sikur sundimi i ligjit nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë”.

Një nga problemet që ai vë në dukje në Shqipëri është “mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre”, për të cilin tha se mbyt zërin e popullit shqiptar. Ai e vuri theksin veçanërisht tek ndikimi i këtyre lidhjeve tek zgjedhjet. “Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore”, tha ai.

Në artikull, zoti Peach i cili sapo është kthyer nga Tirana, Shkupi dhe Podgorica, tha se në të gjitha vendet ka dëgjuar të njëjtin mesazh: “Të rinjtë po largohen, të detyruar nga mungesa e mundësive, duke kuptuar se nuk mund të kenë sukses nëse nuk kanë lidhje politike dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur”, thotë ai, duke shtuar se ata kërkojnë ndihmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe për t’u kërkuar llogari udhëheqësve të tyre.

I dërguari britanik për Ballkanin tha se vendi i tij mbështet ata që përpiqen për reforma në Shqipëri dhe rajon: “Ne do t’ju mbështesim në reformat tuaja në drejtësi, të cilat kanë ndihmuar në eliminimin e zyrtarëve të korruptuar dhe kanë çuar në ndjekjen penale të figurave të fuqishme. Ne do t’ju mbështesim në reformimin e zgjedhjeve dhe në të gjitha përpjekjet për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për të kërkuar llogari nga qeveria”, shkruan ai.

Zoti Peach përshëndeti gjithashtu gazetarët investigativë që kanë ekspozuar korrupsionin dhe lidhjet midis politikës, biznesit dhe krimit – shpesh përballë dhunës dhe frikësimit nga kriminelët. “Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë me mbrojtjen e plotë të qeverive dhe agjencive të zbatimit të ligjit dhe me mbështetjen e atyre që e vlerësojnë lirinë”, tha ai. /VOA

Etiketa: lista e zezeMbreteria e Bashkuanon grataVOA

Lajme të lidhura

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Para
Zhduket pa gjurmë 5-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Zhduket pa gjurmë 5-vjeçari në Tiranë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës
Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë sot vendimin për ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, në...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26
Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

10:04 - 05/02/26
Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com