GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përballet me Vetting, ja si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Shpëtim Garunja

22:45 - 21/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përballet me Vetting, ja si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Shpëtim Garunja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori Shpëtim Garunja i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. Prokurori Shpëtim Garunja i Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të premten më 22 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia. Shpëtim Garunja e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1988 dhe punoi si prokuror në Lezhë dhe në Kurbin. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Shpëtim Garunja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Shpëtim Garunja zotëronte pasuri me vlerë 4.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare është 12 milionë lekë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.9 milionë lekësh, automjet me vlerë 981 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 980 mijë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 45.6 milionë lekë, ku gati 34% kanë si burim pagën e prokurorit, 49% pagën e bashkëshortes dhe 17% deklarohen me burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” blerjen e pasurive të patundshme.

Subjekti Shpëtim Garunja deklaron në vitin 2003 apartament banimi në vlerë 4,000,000 lekë me burim kryesor financimi një kredi në vlerë 2,258,000 lekë si dhe pagën e tij dhe të bashkëshortes. Në vitin 2006, subjekti deklaron shtesë të pasurisë së paluajtshme kontratë porosie apartamenti, i cili referuar vlerës që i shlyhet ndër vite shoqërisë së ndërtimit, rezulton të jetë 25,200 euro.

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2016 /BIRN/

Etiketa: drejtesigjyqtarkorrupsionKPKveting

Lajme të lidhura

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë
Aktualitet

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit
Aktualitet

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)
Aktualitet

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26
Para
Merr flakë kompania private në Elbasan, shkak shkëndija elektrike në prizën e kondicionerit

Merr flakë kompania private në Elbasan, shkak shkëndija elektrike në prizën e kondicionerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokatë në Gjermani për t'i përdorur të gjitha mjetet ligjore me qëllim...

Lexo më shumë
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com