GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Do harroni dhe Adriatikun,” si parashikoi Rama shpalljen non grata të Berishës nga Britania

13:14 - 22/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha shpallet non grata nga Britania e Madhe: Më është ndaluar hyrja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit parashikoi shpalljen non grata të ish kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe. Rama u shpreh se Berisha pas pamundësisë për të udhëtuar në Amerikë, nuk do mundet të udhëtojë as në Adriatik.

“ Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruan disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Mbajeni mend se mua më dalin fjalët”, kjo ishte deklarata e Ramës dje në Kuvend.

Disa orë më vonë Britania e Madhe njoftoi se kishte marrë masa ndëshkuese për individë në Shqipëri që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin.

Sot, gjatë një konference për shtyp Berisha deklaroi se i është ndaluar hyrja në Mbretërinë me Bashkuar pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me grupet e krimit të organizuar, deklarata që ky i fundit i hodhi poshtë.

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin se: Ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese. Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojnë emrat, unë kam marrë vendimin ta bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
“Në shtator PD nis betejën në sheshe”, Dervishi: Ja pse Berisha e quajti Ramën armik

Foto/ Berisha "non-grata" edhe nga Britania, reagon Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Lexo më shumë
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com