GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioneri Publik mund t’i japë fund karrierës së prokurorit Gjon Kodra, çfarë e penalizon

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioneri Publik mund t’i japë fund karrierës së prokurorit Gjon Kodra, çfarë e penalizon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi konkluzionet e palëve në seancën ndaj prokurorit Gjon Kodra, gjatë të cilave Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e prokurorit, ndërsa Kodra lënien në fuqi të vendimi të konfirmimit.

Në seancën e së premtes, gjyqtarja Albana Shtylla, kryesuese e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që po shqyrton çështjen ndaj prokurorit Gjon Kodra, bëri me dije se trupa ishte njohur me materialet sekrete të përfshira në ankimin ndaj prokurorit në kriterin e figurës. Shtylla megjithatë nuk dha detaje mbi përmbajtjen e materialit, ndërsa ftoi palët të jepnin qëndrimet përfundimtare.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i tha Kolegjit që ai i qëndronte ankimit të bërë. Ballhysa vuri në dukje se sipas tij Kodra nuk kishte pasur burime të mjaftueshme të ligjshme në blerjen e një apartamenti 129 metra katrorë. Ballhysa tha se prokurori nuk kishte pasur burime të ligjshme në një shumë rreth 4.5 milion lekë.

Ai po ashtu tha se Kodra ishte në konflikt interesi në një rast të hetuar prej tij. Po ashtu Komisioneri këmbënguli se në vlerësim tërësor Kodra kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia, për shkak të kontakteve të papërshtatshme me një person të dënuar për falsifikim dhe akuzuar për trafik narkotikësh. Ballhysa tha se Kodra nuk kishte arritur të provonte të kundërtën e gjetjeve dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra.

Avokati Plator Bilibashi kundërshtoi këto pretendime dhe këmbënguli se për to nuk kishte prova. Bilibashi i tha Kolegjit se të ardhurat e bashkëshortes se Kodrës të fituara nga puna në Itali duhet të konsiderohen të ligjshme. Ai tha se paratë ishte transferua në Shqipëri në kohë të ndryshme në shuma të vogla. Avokati theksoi se klienti i tij nuk ishte në konflikt interesi, se ai kishte njoftuar eprorët për situatën dhe se vendimi i tij kishte qenë kundër personit për të cilin akuzohej se ishte në konflikt.

Ai po ashtu këmbënguli se nuk kishte kontakt të papërshtatshëm. Duke iu referuar kontaktit me të ndjerin P.A, ai tha se bëhej fjalë për një telefonatë e vetme. Ai këmbënguli se për shkak të kohës Kodra nuk e mbante mend bisedën.

Vetë Kodra foli vetëm sa i përket figurës. Ai tha se raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ishte kontradiktor dhe shtoi se ata nuk mund t’ia linin Komisionit vendimmarrjen ndërsa ngrinin akuza për përfshirje në trafik narkotikësh.

Trupi gjykues që ka marrë në shqyrtimi ankimin Komisionerit Publik ndaj Kodrës përbëhet nga gjyqtarja Albana Shtylla si kryesuese, si dhe gjyqtarët Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi dhe Rezarta Szhuetz.

Prokurori Kodra u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Olsi Komici relator dhe Xhensila Pine anëtare. Por vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa pasi ONM ngriti shqetësime mbi pasurinë e subjektit, profesionalzimin dhe integritetin e figurës.

Kodra e ka filluar karrierën në vitin 1989 si hetues në Tropojë dhe në vitin 1995 është emëruar prokuror ushtarak. Prej më shumë se 20 vjetësh subjekti i rivlerësimit shërben si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në fund të seancës KPA njoftoi se vendimi do të shpallej në datën 27 korrik. /BIRN/

 

Lajme të lidhura

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin
Aktualitet

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

10:32 - 02/06/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:13 - 02/06/26
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve
Aktualitet

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Para
Prag tragjedie gjatë pushimeve, si fitoi lirinë 40-vjeçari që përplasi me gomone të miturin

Prag tragjedie gjatë pushimeve, si fitoi lirinë 40-vjeçari që përplasi me gomone të miturin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin
Aktualitet

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

10:32 - 02/06/26

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Konkursit Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, ku theksoi nevojën për...

Lexo më shumë
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:13 - 02/06/26
“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

10:00 - 02/06/26
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve

09:37 - 02/06/26
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj

09:02 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbets10 girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş