GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Memli Krasniqi paralajmëron: Kosova do të përballet me dimër shumë të vështirë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Memli Krasniqi paralajmëron: Kosova do të përballet me dimër shumë të vështirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka thënë se Kosova do të përballet me një dimër shumë të vështirë.  Sipas tij, kjo për faktin se janë rritur çmimet në mbi 100% dhe nuk ka asnjë veprim konkret nga Qeveria aktuale lidhur me këtë çështje.

Nga vizitat që është duke zhvilluar në të gjitha komunat e Kosovës, kreu i PDK-së Krasniqi thotë se një prej preokupimeve kryesore është ngritja e çmimeve.

“Dimri po vjen dhe nuk do të jetë fare i lehtë. Që nga vjeshta çdo parametër, te çdo paralajmërim ekonomik tregon që ne do të kemi një përshkallëzim në kuptimin negativ të situatës ekonomike dhe kjo do ta ndikojë drejtpërdrejtë dhe gjendjen e rënduar sociale. Nëse Qeveria nuk ndërmerr veprime konkrete sipas propozimeve që ne tashmë i kemi dhënë e të cilat mund të diskutohen do të merren vendime të përbashkëta në Kuvendin e Kosovës unë druaj se do të kemi një situatë më të vështirë sesa që e kemi pasur gjatë këtij viti dhe nuk është aspak e lehtë as sot. Në çdo anë të Kosovës ku ne po bëjmë vizita nëpër komuna sot një prej preokupimeve kryesore është ngritja e çmimeve. Është e papërballueshme që e kanë familjet kosovare për ta lidhur muaj me muaj dhe kjo do të rëndohet më tutje sepse kjo qeveri nuk e ka as vullnetin e as vizionin fatkeqësisht as aftësinë e kompetencave për të ndërmarrë veprime të drejta. Përkundër që ne kishim fituar në dy nivele të gjyqësorit të Kosovës lëndën tonë për ta anuluar vendimin krejtësisht të padrejtë dhe të paligjshëm për rritjen e tarifave të energjisë ndërsa Gjykata Supreme tani e ka kthyer në fuqi ne do të kemi një dimër shumë më të vështirë e sidomos nëse do të jetë një dimër i ftoftë siç parashikohet të jetë”, tha Krasniqi.

Mes tjerash, Krasniqi theksoi se që nga marrja e mandatit në fillim të vitit 2021, kjo Qeveri pothuajse e ka suspenduar politikën e jashtme, duke theksuar se ka vetëm vizita turistike, por asnjë rezultat konkret.

Etiketa: Kosovekrasniqi

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Atentati në Laç, policia: Dy kallashnikovë në automjetin e autorëve

Atentati në Milot/ Dyshohet se morën pjesë 3 autorë, 2 prej tyre hapën zjarr 1 i largoi me makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Turi i Presidentes së KE/ Takimi i Von der Leyen me Ramën në kryeministri, qytetarët paralajmërojnë  protestë
Aktualitet

Turi i Presidentes së KE/ Takimi i Von der Leyen me Ramën në kryeministri, qytetarët paralajmërojnë protestë

12:29 - 30/09/26

Ardhja e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë pritet të shoqërohet me protesta, teksa kjo e...

Lexo më shumë
Trafik droge dhe grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit

Trafik droge dhe grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit

12:06 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Hetimet e SPAK për korrupsionin qeveritar, mburret Rama:  Shembëm kultin e pandëshkueshmërisë

Hetimet e SPAK për korrupsionin qeveritar, mburret Rama: Shembëm kultin e pandëshkueshmërisë

11:46 - 30/09/26
Kush do ta zërë vendin e Vlora Hysenit pas shkarkimin? Këshilli i Sigurimit mblidhet përsëri

Kush do ta zërë vendin e Vlora Hysenit pas shkarkimin? Këshilli i Sigurimit mblidhet përsëri

11:37 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com