Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se një 15- vjeçar është përplasur nga një motor.
Motori drejtohej nga shoferi i identifikuar me iniciale D. Zh., 45 vjeç banues në Roskovec. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Marinëz-Roskovec, ndërsa 45- vjeçari drejtonte motorin pa leje dhe dyshohet se ka qenë në shpejtësi përtej normave të lejuara.
Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Discussion about this post