GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjarjet e fundit që tronditën vendin, AMA bën njoftimin e rëndësishëm

12:02 - 23/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjarjet e fundit që tronditën vendin, AMA bën njoftimin e rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadrin e përmbushjes së detyrimit të vet ligjor për “mbiqkqyrjen e zbatimit të kodeve dhe rregulloreve nga OSHMA-të”, Këshilli i Ankesave, në përbërje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ndërmori verifikimin e standardit të pasqyrimit mediatik të ngjarjes në Brataj/Selenicë (përfshirë abuzimin e dyshuar seksual të një të miture) dhe atentatit në Fushë Krujë.

Nga këqyrja e përmbajtjeve audiovizive përkatëse, rezultoi, se gjatë raportimit të abuzimit të dyshuar seksual të së miturës 17-vjeçare, mediat publikuan të dhëna rrethanore, që mundësuan identifikimin e viktimës së dyshuar, transmetuan intervistën e të atit pa teknologjinë e përshtatshme të mbulimit të identitetit, intervistuan të miturën nga disa media njëkohësisht dhe, ndonëse nuk e transmetuan në edicionet e lajmeve, hodhën në YouTube intervistën e saj të plotë, filmuar përballë dhe pa u trajtuar me teknologjinë e përshtatshme të mbulimit të identitetit.

Për pasojë u shkel Ligji nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit ”veprimtaria e transmetimeve audiovizive… respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve” (neni 4, pika 1/b) dhe Kodi i Transmetimit, miratuar me vendimin e AMA-s, nr.228, datë 11.12.2017, Seksioni 5, sipas të cilit ”duhet shmangur çdo raportim që çon direkt apo indirekt në identifikimin e çdo fëmije që mund të jetë ose është përfshirë në një ngjarje të rëndë” (pika 5.2), “duhet përdorur teknologjia e përshtatshme që mundëson fshehjen e identitetit me pamje ose zë të fëmijës”(5.3), “Të dhënat e publikuara për fëmijët në media duhet të shmangin: identifikimin dhe inicialet e fëmijës; identitetin e prindërve, apo të çdo të afërmi që bën të mundur identifikimin e fëmijës; rrethana, detaje mbi ngjarjen, që bëjnë të mundur identifikimin e fëmijës”(5.4)

Edhe gjatë raportimit për atentatin në Fushë – Krujë, u konstatua se pamjet e para të viktimës në vendngjarje u transmetuar pjesërisht pa përdorur teknologjinë e përshtatshme të mbulimit.

Për pasojë u shkel Ligji nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit OSHMA-të “udhëhiqen nga respektimi dhe garantimi i së drejtës së ruajtjes së jetës private” (Neni 4/Pika 2/ç), “duhet të mos cënojnë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit …” (Neni 33/Pika dh) dhe Kodi i Transmetimit, miratuar me vendimin e AMA-s, nr.228, datë 11.12.2017, sipas të cilit “Transmetimet audiovizive respektojnë personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut” (Seksioni 1/Pika 3) dhe “duhet të tregojnë kujdesin e duhur ndaj ndjeshmërisë së publikut dhe efekteve të programeve të tilla në zhvillimin moral,mendor e fizik të fëmijëve” (Seksioni 5/Pika5.31).

Për sa më sipër, Këshilli i Ankesave tërhoqi vëmendjen për shkeljet e dispozitave të mësipërme,  kërkoi ndalimin e çdo ritransmetimi të materialeve në fjalë si edhe fshirjen e tyre nga llogaritë përkatëse në YouTube dhe çdo prani tjetër online, duke rikujtuar se përsëritja e shkeljeve penalizohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Paralelisht me tërheqjen e vëmendjes së OSHMA-ve, nisur nga fakti, se si burim i parë i të dhënave rrethanore dhe shoqërore, që zbulonin identitetin e të prekurve të ngjarjes së Selenicës, shërbeu njoftimi i Policisë së Shtetit, në kuadrin e “Sistemit të integruar të mbrojtjes” dhe “Interesit më të lartë të fëmijës” që sugjeron ligji “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive ju drejtua edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për t’i sjellë në vëmendje detyrimin mbarëshoqëror “për të mbrojtur në të gjitha situatat privatësinë e fëmijës” (Ligji 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, Neni 17/Pika 2) dhe për të mos publikuar “të dhënat personale të fëmijës gjatë zhvillimit të procedurave administrative e gjyqësore” (Neni 29/Pika 6); detyrimin e agjencive ligjzbatuese për të mos publikuar “asnjë informacion, që mund të çojë në identifikimin e të miturit viktimë ose dëshmitar të një vepre penale” (Ligji 37/2017, Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, Neni 21/Pika 2) si edhe detyrimin e organeve të Policisë së Shtetit, që përpunimin e të dhënave personale ta kufizojnë “vetëm në të dhënat e nevojshme për ndalimin e një rreziku real ndaj rendit e sigurisë publike si dhe për parandalimin, zbulimin, ndjekjen dhe hetimin e veprave penale” (Ligji 108/2014 “Për policinë e shtetit”, Neni 124/Pika 1).

Autoriteti i Mediave Audiovizive u bën thirrje të gjitha palëve, për më shumë angazhim dhe bashkëpunim në kuadrin e sistemit të integruar të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës, duke shprehur besimin, se si OSHMA-të ashtu edhe institucionet do të arrijnë të ndahen nga praktikat shmangëse të të menduarit dhe vepruarit në këtë kuadër

Etiketa: ama

Lajme të lidhura

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Aktualitet

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë
Aktualitet

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO
Aktualitet

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
Para
“Do të nxjerr jashtë, boll fole”! Rama acarohet me kryebashkiaken

“Do të nxjerr jashtë, boll fole”! Rama acarohet me kryebashkiaken

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Aktualitet

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të tij për javën e fundit në rrjetet sociale, ka denoncuar...

Lexo më shumë
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com