GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua pas ndjekjes nga policia, lirohet vrasësi në Vlorë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua pas ndjekjes nga policia, lirohet vrasësi në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Vlorës ka liruar shtetasin Hair Breshanaj, i arrestuar të shtunën për një vrasje me thikë të ndodhur në vitin 1998.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Vrina”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ri të prokurorisë datë 23.07.2022, ora 20:00, për lënien të lirë të shtetasit Hair Breshanaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar, ndaj këtij shtetasi. Shtetasi Hair Breshanaj është lënë në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Mësohet se 62-vjeçari Hair Breshanaj, prind i dy fëmijëve, prej rreth 15 vitesh banonte në fshatin Vrinë. Bënte një jetë të mbyllur dhe i pa ekspozuar në fshat, madje shumë prej tyre edhe nuk e njihnin.

Po ashtu mësohet që ai prej disa vitesh shkonte në Greqi për të punuar. Në të gjitha rastet ai nuk ka qenë i pajisur me dokumente për në shtetin grek. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim 22 vite më parë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar atë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi për motive të dobëta ka vrarë me thikë Nustret Nanaj.

Policia e Sarandës, kishte disa ditë që survejonte lëvizjet e tij.  Sot pas informacionit se ku ndodhej 62-vjeçari Hair Breshanaj, policia e Komisariatit Sarandë në bashkëpunim edhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë, vunë në zbatim operacionin  e koduar “Vrina”. Operacioni ka nisur rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht, 62-vjeçari u kërkua në këmbë, pasi u mor vesh se i shumëkërkuari nuk ndodhej në banesë, u vu në lëvizje edhe droni për të zbuluar saktë vendndodhjen e Breshanaj.

Ai u kap në një mal afër lumit në kufi me Greqinë, ku ai merrej me kullotje të disa krerëve lopë. Mësohet se pas thirrjes së policisë se ishte i arrestuar nuk ka bërë fare rezistencë, ndërsa është dorëzuar menjëherë.

 

Etiketa: gjykata vloreVlore

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Sulmi kibernetik/ Hakerat publikojnë dokumente të institucioneve shtetërore (Foto)

Sulmi kibernetik/ Hakerat publikojnë dokumente të institucioneve shtetërore (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

“Përballë do na keni”/ Banorët e Krujës: Policëy shkojnë me 4 makina në shtëpitë e protestuesve

15:30 - 25/10/26

Banorët e Bashkisë Krujë, janë thërritur sot në polici, duke iu bërë presion në mënyrë që të mos dalin në...

Lexo më shumë
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com