Një punonjës i hekurudhës ka ndërruar jetën në Itali, pasi ndjekës së një të riu, i cili i kishte vjedhur telefonin një vajze.
Mediat italiane raportojnë se Carlo Palma, 62-vjeç, pësoi atak në zemër gjatë ndjekjes së hajdutit. Ngjarja a ndodhur në Caserta.
Nga ana tjetër, lidhur me ngjarjen e rëndë dëshmitarët thonë se 62-vjeçari teksa e ndiqte të riun fillimisht ka ngadalësuar shpejtësinë, më pas është ulur në një stol dhe në fund ka humbur ndjenjat. Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta mbajnë në jetë, por ishte e pamundur.
Ndërkaq, 17-vjeçar, i cili vodhi telefonin u arrestua më pas nga policia.
Discussion about this post