GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Eksporti i grurit/ Pas sulmit me raketa në Odesa, zbulohet qëndrimi i Ukrainës

12:43 - 24/07/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Eksporti i grurit/ Pas sulmit me raketa në Odesa, zbulohet qëndrimi i Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina po vazhdon me planet për të rifilluar eksportet e grurit nga Odesa dhe portet e tjera të Detit të Zi, pavarësisht një sulmi raketor rus në portin e Odesës, që hodhi dyshime mbi angazhimin e Moskës ndaj marrëveshjes.

Ministri i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov shkroi në Facebook më 23 korrik se “ne vazhdojmë përgatitjet teknike për nisjen e eksporteve të produkteve bujqësore nga portet tona”.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin e një dite më parë me raketa kundër portit të Odesës “barbarizëm” dhe tha se kjo tregon se Moskës nuk mund t’i besohet zbatimi i marrëveshjes së eksportit të grurit të arritur më 22 korrik.

Dy raketa ruse, Kalibir, goditën pranë një stacioni pompimi në portin Odesa, ndërsa dy të tjera u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase. Një zyrtar ushtarak ukrainas tha se raketat u qëlluan nga një anije luftarake ruse në Detin e Zi pranë rajonit ukrainas të Krimesë të pushtuar nga Rusia.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, eksportet e grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi do të rikthehen në nivelet e para luftës, prej rreth 5 milionë tonë në muaj.

Megjithëse Moska mohoi kryerjen e sulmeve me raketa në Odesa, që shkelnin marrëveshjen, sipas së cilës Moska do të garantonte kalim të sigurt brenda dhe jashtë porteve.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, por pushtimi i vendit nga Rusia dhe bllokada e saj detare e porteve të Ukrainës kanë ndaluar dërgesat.

Kjo ka bërë që çmimi global i ushqimit të rritet, duke lënë miliona njerëz në vendet e varfra në rrezik të urisë dhe duke shkaktuar frikë nga trazira sociale.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Stamboll, zyrtarët ukrainas do të udhëzonin anijet përmes kanaleve të sigurta nëpër ujërat e minuara në tre porte, duke përfshirë Odesën, ku do të ngarkoheshin me grurë.

Kiev tha se rreth 20 milion ton drithë nga korrja e vitit të kaluar dhe kultura aktuale do të eksportohen sipas marrëveshjes. Eksportet mund të gjenerojnë 10 miliardë dollarë të ardhura për Ukrainën.

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë, Bridget Brink e quajti sulmin “të egër”. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e quajti sulmin një sulm “frikacak” dhe tha se kjo tregon se “nënshkrimi i udhëheqësve rus ka pak rëndësi për momentin”. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se Ankaraja është “e shqetësuar” nga sulmi.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se “Rusia do të mbante përgjegjësinë e plotë për thellimin e krizës globale të ushqimit” nëse sulmet do të shkaktonin kolapsin e marrëveshjes.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë për krizën ushqimore dhe ka fajësuar sanksionet perëndimore për ngadalësimin e eksporteve të ushqimit. Ai gjithashtu ka fajësuar për krizën ushqimore vendimin e Ukrainës për të vendosur mina rreth porteve të saj në Detin e Zi.

Ukraina u detyrua të minonte zonën përreth porteve të saj për të parandaluar Rusinë të pushtonte territorin e saj nga deti./REL

Etiketa: eksport gruri

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Iu mori para familjarëve të dënuarit, GJKKO jep vendimin për gjyqtaren e Elbasanit

Iu mori para familjarëve të dënuarit, GJKKO jep vendimin për gjyqtaren e Elbasanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com