GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Skandali/ Infermieret “spiunohen” me kamera në dush, rrezikojnë të përfundojnë në faqe pornografike

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Skandali/ Infermieret “spiunohen” me kamera në dush, rrezikojnë të përfundojnë në faqe pornografike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një skandal ka përfshirë shtetin fqinj, Italinë, ku raportohet që infermierët janë “spiunuar” përmes kamerave të fshehta në dhomat e zhveshjes. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në spitalin e Empolit, në Firence të Italisë. Tre persona janë vënë në hetim në lidhje me skandalin që ka përshirë bluzat e bardha në spitalin, në Firence. Sipas prokurorit të Firences infermieret janë spiunuar me një mikro-kamerë të vendosur në dushin e dhomës së zhveshjes së spitalit San Giuseppe. Ashtu si dy të arrestuarit e parë që përfunduan nën objektivin e prokurorëve, edhe i treti rezulton të jetë një punonjës teknik i një kompanie që punon me kontratë për ASL Toscana Centro.
Të dyshuarit kishin akses, si persona të tjerë, në dhomën e shërbimit ku karabinierët e Empolit, që kryejnë hetimet, gjetën kabllot dhe monitorin e lidhur me kamerën të ngulitur në murin e dhomës së zhveshjes së grave.
Personat nën hetim akuzohen për kryerjen e krimit nëpërmjet aksesit të paautorizuar në një sistem kompjuterik të mbrojtur nga masat e sigurisë.
Gjithashtu po bëhen hetime për shpërndarje të mundshme të pamjeve në internet nga një grup ekspertësh të specializuar për krimet kompjuterike dhe seksuale, për të verifikuar hipotezën se pamjet e filmuara të grave në dush kanë përfunduar apo jo në ndonjë faqe pornografike.
Në këtë rast do të shtohej edhe krimi i pornografisë hakmarrëse, pra shpërndarja publike e imazheve ose videove intime nëpërmjet internetit pa pëlqimin e protagonistëve, me qëllim hakmarrjeje, zhvatjeje, përfitimi ose asgjësimi të personit të urryer.

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Zjarr masiv në Novoselë, shkrumbohet rreth 8 dynym tokë

Zjarr masiv në Novoselë, shkrumbohet rreth 8 dynym tokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Aktualitet

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26

Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh dhe...

Lexo më shumë
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com