GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush fshihet pas sulmit kibernetik të “e-Albania”?! Hakerat: Kemi akses tek institucionet!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hakerët kinezë sulmojnë kompanitë gjermane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas sulmit kibernetik, që pezulloi veprimatinë e gjithë shqiptarëve në rrjet qarkullon një website me emrin “HomelandJustice.ru” “Drejtësi për Atdheun”.

Nuk dihet nëse ky grupim mund të ketë lidhje me hakerat, të cilët sulmuan me agresivitet serverat e platformës qeveritare e-Albania dhe institucioneve të tjera për ditë me radhe, por në të ka sulm ndaj AKSH-it, si dhe bëhen thirrje kundër disidenteve iranianë, të cilët janë strehuar në Manëz të Durrësit, dhe përbëhet nga një komunitet prej 3000 personash.

Website-i në fjalë ka në ballinë flamurin shqiptar dhe përsërit pyetjen që qarkulloi përmes sms-ve te qytetarët përpara disa ditëve: Përse duhet të harxhohen taksat tona për terroristët e Durrësit?

Website nuk mund të aksesohet nga brenda vendit me IP shqiptare, por jashtë saj.

Ndër hashtag-ët e përdorur bie ne sy sulmi kibernetik, Muxhahedinet pra MEK, ISIS, MKO- shkurtimi i organizatës se Muxhahedineve. Logoja e përdorur e hakerave përmban një shqiponjë që kap një yllin me gjashtë cepa, referencë e qartë kjo për yllin e Davidit simbolin e shtetit izraelit.

Websiti është ndarë në disa kategori, ku bie në sy publikimi i disa materialeve te rëndësishme te institucioneve shqiptare.

Dokumentet kanë të bëjnë me emërime punonjësish në administratë, shkresa nga AKSHI dhe Ministria e Infrastrukturës, kërkesë për të vizituar kompaninë prodhuese turke të dronëve të famshëm “Bayraktar”, si dhe ka foto pasaportash të shtetasve të huaj, çertifikata vaksinimi etj.

Hakerat vërtetojnë se kanë akses të plotë tek adresat zyrtare, si tek skema e Pensioneve, projektet e Këshillit të Ministrave, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Brendshme, DPA, Avokati i Popullit, gjykatat, KQZ, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor, etj.

Para 5 ditësh, grup i quajtur “Drejtësia e Atdheut” postoi në rrjetin social “Twitter” një status kundër Agjencisë Kombëtare Shqiptare dhe Shoqërisë së Informacionit. Aty shkruhej se AKSHI do të goditet së shpejti me një atak në zemër, llogaria e tyre nuk është me aktive.

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë konfirmuar në rruge zyrtare nëse ky grupim lidhet me hakerat, që sulmuan shërbim

et online të shtetit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se sulmi kibernetik është organizuar nga një shtet dhe janë dy shtete, për të cilat dyshohet, por ai nuk dha te tjera detaje.

Nga ana tjetër, Samiti Botëror i Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u mbajtur në datat 23 dhe 24 korrik në kampin “Ashraf 3”, në Manzë, u shty nga organizatorët për arsye sigurie, që lidhen kërcënime e komplote ndaj muxhahedinëve, deri në një njoftim të mëtejshëm. Edhe ambasada amerikanë pati ngritur alarmin se kishte sinjale të qarta për sulmet gjatë këtij samiti.

Në samitin e përvitshëm, ishin ftuar kongresmenë e senatorë amerikanë, ish-gjeneralë dhe këshilltarë të presidentëve amerikanë, si dhe mbi 9 ish-kryeministra dhe Presidentë nga Perëndimi.

 

Etiketa: e-AlbaniaHacker

Lajme të lidhura

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë
Aktualitet

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Para
Përgjaket ceremonia e diplomimit, “killera” të armatosur qëllojnë për vdekje 3 persona

Përgjaket ceremonia e diplomimit, “killera” të armatosur qëllojnë për vdekje 3 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26

Protesta e studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me policinë, raporton...

Lexo më shumë
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26
Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

16:47 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com