GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Konfindustria, kërkesë Ibrahimajt: Të shtyhet afati i paraqitjes së pasqyrave ekonomike të bizneseve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë, Ibrahimaj: Do shumë punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konfindustria ka kërkuar nga Ministria e Financave që të shtyjë afatin e paraqitjes së pasqyrave financiare nga bizneset përtej datës 31 korrik të këtij viti. Shkak për këtë kërkesë nga Konfindustria janë bërë problematikat e mëdha elektronike të shkaktuara nga rënia e portalit qeveritar “e-Albania”. Sipas Konfindustrisë, bizneset po hasin probleme teknike dhe kjo krijon mangësi në raportim, çka më vonë mund të sjellë pasoja ligjore për ta. Kështu që në këtë rast më e mira është që raportimi i pasqyrave të shtyhet për një kohë tjetër, ku nuk do të ketë mangësi.

“Konfindustria, duke marre shkak nga rënia dhe problematikat e mëdha të platformës qeveritare elektronike e-albania, i kërkon Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të marri nismën ligjore për miratimin e Aktit Normativ për shtyrjen e afatit të paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të datës 31 korrik 2022. Mbështetur në të dhënat e ardhura pranë Konfindustrisë nga bizneset është plotësisht e pamundur teknikisht depozitimi i pasqyrave financiare. Në vazhdimësi në vite vështirësitë e paraqitjes në sistemet elektronike të e-albania ka qenë të pranishme dhe shqetësimet e biznesit kanë qenë të mëdha. Tashmë është krejtësisht e pamundur.

Në rast te mos shtyrjes së afatit ligjor të mësipërm me dhjetar mijëra biznese të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj me qarkullim mbi 5 milionë lekë të ardhura vjetore do të gjobiten automatikisht me 60 mijë lekë. Gjithçka më sipër ndodh pa asnjë shkelje nga ana e bizneseve, por përgjegjësi e plotë e platformave qeveritare elektronike.

Shqetësimi është shumë i pranishëm për efikasitetin e investimeve në ndërtimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Shqipëri në vlera mbi 200 milionë $. Përveç problemeve të shumta teknike sistemi shqiptar i teknologjisë ka paraqitur dobësi të mëdha në mbrojtjen e informacionit të shtetasve, qeverisë dhe qytetarëve. Vetëm pak muaj më parë rrodhën informacione private të pagave, të targave të makinave dhe numrat e telefonit, që prekën qindra mijëra qytetarë dhe biznese”, thuhet në letër.

Kujtojmë se për gati një javë e-Albania u bllokua plotësisht pasi u sulmua nga hakerat, ndërsa tani janë  në funksion vetëm disa shërbime.

 

Etiketa: BizneseIbrahimajkerkesekonfindustriapasqyra ekonomikeraportim

Lajme të lidhura

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”
Breaking Views

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

19:34 - 26/11/26
AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”
Breaking Views

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”

21:00 - 25/11/26
Bie propaganda e Ramës, 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj
Aktualitet

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

08:57 - 25/11/26
Para

I nxehti “këmbëkryq” në Shqipëri, cilat do të jenë zonat me temperatura më ekstreme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse
Aktualitet

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse

18:16 - 29/11/26

Policia ka vijuar ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve edhe në zonën pranë Katedrales Ortodokse, ku janë hedhur sasi të mëdha...

Lexo më shumë
“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

18:04 - 29/11/26
EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

17:51 - 29/11/26
Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

17:15 - 29/11/26
Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

16:59 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com