GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paloka: Çfarë fshihet pas shkarkimit të Ahmetaj, a po e shet Rama “ushtarin” e tij

17:22 - 25/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paloka: Çfarë fshihet pas shkarkimit të Ahmetaj, a po e shet Rama “ushtarin” e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombatar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar shkarkimin e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe zëvendësimin e tij nga ministrja Belinda Balluku. Sipas Palokës, kjo lëvizje e Ramës nuk duhet të shihet si funksionim i drejtësisë së re, pasi të gjithë zyrtarët që sot janë pas hekurave janë me bekimin e kryeministrit aktual.
“Po shoh që ka një “entuziazem” të çuditshëm në rrjetet sociale për shkarkimin e Ahmetajt dhe mundësinë që ai të përfundojë në SPAK . I njëjti “entuziazem” që u vu re dhe për Beqën pak ditë më parë apo Gonxhën sot!
Do të doja dhe unë të isha po kaq “entuziast” dhe do të isha në se do të besoja se vërtetë drejtësia po vepron edhe ndaj pushtetarëve ( ashtu siç mburret Rama poshtë lartë). Po për fat të keq , nuk jam entuziast sepse e shoh qartazi se çfarë po ndodh. Rama po e përdor drejtësinë sot , për t’i larë nga mëkatet bashkëpuntorët e tij edhe pse ndonjërit mund t’i duhet të kalojë disa muaj pas hekurave për këtë.
Që Rama nuk e ka problem të shesë këdo për interesa të tij, kjo nuk ka pikë dyshimi. Edhe që të gjithë ata pushtetarë që sot janë pas hekurave, janë aty me bekimin e Ramës, nuk ka dyshim. Edhe këta që po vizitojnë SPAK-un këto ditë, po e bëjnë po me bekimin e Ramës. Po pikërisht këtu ështëdhe problemi.
Të gjithë këta personazhe , duke filluar nga Tahiri, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë zbatuar urdhërat e porositë e Ramës. Kjo ju ka dhene atyre “garanci” se janë të paprekshem. Këtë “garanci” Rama ju a jepte dhe me mbrojtjen publike që ju bënte herë pas here pavarësisht skandaleve të njëpasnjëshme ku ata përfshiheshin. E ashtu kanë qenë , të paprekshëm, deri në momentin që janë diskretituar aq shumë sa nga të dobishëm janë kthyer ne të demshëm për shefin e tyre.
Në atë moment Rama i ka shitur!
”-shkruan Paloka.
Më tej, Paloka shton se skema është e njëjtë, fillimisht shkarkohen nga detyra, largohen nga postet dhe rilindja me argumentin se përgjegjësia është persona.
“Skema e përdorur është e njëjta; fillimisht shkarkohen nga detyra e largohen nga postet që mbanin, (megjithëse janë vleresuar deri në atë moment me superlativa “për punën e tyre” ) , pastaj mohohen e largohen edhe nga radhët e “rilindjes” (përgjegjesia është personale…) e në fund përfundojne në bankën e të akuzuarve apo dhe pas hekurave.
Në pamje të parë duket sikur Rama ka të drejtë me deklaratat e tij : “Përgjegjësia është personale” ; “PS nuk mbron asnjë perballë drejtësisë” ; “Drejtësia e reformuar po vepron”. Po për fat të keq është krejt e kundërta.
Gjithshka te lë të kuptosh qartazi se realizohet në marrëveshje treshe ( ose katërshe , ne se llogarisim dhe disa diplomate të huaj).
Kur ushtarët e tij janë diskretituar plotësisht, Rama i thërret dhe ju thotë se nuk i mbron dot më se “ata” ( nderkombëtarët) ja kanë futur këmbët ne një kepucë. Mbase ju jep dhe mundësi zgjedhjeje; të pranojnë përballjen me drejtësinë sot (më mirë ca muaj burg tani dhe të mbajnë çdo gjë që kanë vjedhur ) ose tëpresin të përballen me drejtësinë kur në pushtet të jetë PD dhe mos të kenë më Ramën për t’i mbrojtur…
Sigurisht e gjithë kjo siç përmenda më lart, realizohet vetëm me marrëveshje treshe ( ose katërshe) , Rama-“viktima e radhës”-drejtësia ”e reformuar”…
Prandaj dhe skema përseritet në të njejtën mënyrë .
Deri tani nuk ka dalë asnjë prej “viktimave” që ta prish këtë skeme, e të denoncoje faktin që e dijnë praktikisht të gjithë; që kreu dhe përgjegjësi per gjithëçka ndodh në këtë vend është vetëm një, Edvin Rama. Sidoqoftë koha do të tregojë.
Rama nuk ka llogaritur vetëm diçka ; kush do ta “mbrojë” atë kur t’i vije dita të përballet me drejtësinë …”-shprehet Paloka.
Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar edhe “vizita” e ish-ministrit Beqaj në SPAK dhe po ashtu e Blendi Goxhaj së fundmi është bërë me bekimin e Ramës.

Lajme të lidhura

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë
Breaking Views

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:34 - 20/02/26
Tensionohet situata nga Parlamenti,  Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper
Breaking Views

Tensionohet situata nga Parlamenti, Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

20:23 - 20/02/26
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg
Breaking Views

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Para
Të shtëna me armë zjarri në një hotel, 2 viktima

Të shtëna me armë zjarri në një hotel, 2 viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë
Breaking Views

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:34 - 20/02/26

Përshkallëzohet situata para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës. Por, ka patur dhe...

Lexo më shumë
Tensionohet situata nga Parlamenti,  Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

Tensionohet situata nga Parlamenti, Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

20:23 - 20/02/26
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com