GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Përflitej prej kohësh largimi i tij”, arsyet që “detyruan” Ramën të shkarkonte Ahmetajn

21:19 - 25/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Përflitej prej kohësh largimi i tij”, arsyet që “detyruan” Ramën të shkarkonte Ahmetajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot disa ndryshime në kabinetin e tij, duke shkarkuar zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ishte dhe ministër Shteti për Rindërtimin. Posti i zëvendës-kryeministrit ju besua ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.
Në kabinetin e ri nuk do të ketë më ministër Shteti për Rindërtimin. Kryeministri njoftoi se në funksionin e ministrit të Shtetit pranë kryeministrit do të jetë Majlinda Dhuka e cila njëkohësisht emërohet dhe si kryenegociatore në procesin e bisedimeve me Bashkimin europian, duke zëvendësuar në këtë detyrë ambasadorin Zef Mazi
Zëri i Amerikës
Në mënyrë të beftë kryeministri Edi Rama, njoftoi që në orët e para të ditës se kishte ndryshuar numrin dy të kabinetit të tij qeveritar, zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, një prej figurave ndoshta më jetëgjatë si pjesë e qeverive socialiste që nga 2013. Ai ka mbuluar funksione të ndryshme nga ministri i Ekonomisë, te ai i Financave, me një ndërprerje në vitin 2019, kur ju rikthye jetës parlamentare, për t’u përfshirë sërish në kabinetin qeveritar pas tërmetit të nëntorit të po atij viti.
Një largim i mundshëm i tij kishte kohë që përflitej në korridoret e shumicës. Emri i zotit Ahmetaj, është po ashtu një ndër më të lakuarit nga opozita për përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve. Kur kjo çështje ishte një temë e nxehtë debati, pasi parlamentit i ishte kërkuar autorizimi për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako, kryeministri, 4 muaj më parë tha se “nuk ka arsye të ketë ndryshime në kabinet”.
Sot ai e motivoi lëvizjen e tij me faktin se Rindërtimi nuk është më prioriteti i qeverisë, duke qenë se ndodhet në fazë përmbyllëse. “Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zëvendës-kryeministrit të fokusohet në këto fusha”, shpjegoi kryeministri duke bërë të ditur emërimin në këtë post të ministres së energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.
Por sipas Partisë Demokratike, largimi i zotit Ahmetaj, lidhet pikërisht me çështjen e inceneratorëve. “Edi Rama, për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar Arben Ahmetajn”, deklaroi ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike.
Më i papritur ishte largimi i kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi, pikërisht tani kur vendi sapo ka nisur procesin e bisedimeve. Ditën kur vendit ju hap rruga për këto bisedime, një javë më pare, zoti Mazi së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, drejtuan sesionin e parë të shqyrtimit analitik të legjislacionit.
“Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit”, njoftoi zoti Rama. Ambasadori Mazi nuk ka bërë ende asnjë koment për vendimin e sotëm të kryeministrit. Pasuesja e tij, zonja Dhuka, aktualisht punon si drejtoreshë në Departamentin e Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri. Me profesion juriste, ajo nuk rezulton të ketë një eksperiencë të mëparshme të drejtëpërdrejtë në çështje që lidhen me procesin e integrimit europian. Nga qeveria nuk është shpërndarë asnjë biografi e zonjës Dhuka.

 

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Para
Ilir Meta me tone të larta: Mos e shisni votën, mos më tradhëtoni më!

Çfarë ndodhi në mbledhjen e fundit të Konventës së LSI, ndryshimi i emrit dhe drejtuesit e rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com