GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pak metra larg komisariatit, si u vra me breshëri plumbash Saimir Jaku në qendër të Rrëshenit

11:12 - 26/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vrasja e Saimir Jakut në Rrëshen, një i arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Lezhës bëri me dije sot në një deklaratë për mediat se është arrestuar vrasësi i ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun e vendit, Saimir Jaku. Në pranga ka rënë Dorjan Keqi, 40 vjeç, i cili dyshohet se vrasjen e ka kryer kundrejt një pagese, me porosi të një grupi të strukturuar kriminal tashmë të identifikuar.

Si u vra Saimir Jaku?

Ngjarja ndodhi në 9 shtator të vitit 2016. Jaku ishte duke pirë kafen e në një lokal në qendër të Rrëshenit, pak metra larg komisariatit. Bashkë me Jakun ishte edhe Gjergj Prenga, i cili mbeti i plagosur.

Jaku i kishte shpëtuar edhe një atentati para vrasjes. Ai ishte qëlluar me breshëri plumbash në rrugicën e lagjes së tij. Motivi dyshohet të ketë qenë hakmarrja.

Pas ekzekutimit, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe një ditë më vonë u gjet makina e djegur me të cilën dyshohet se ata lëviznin.

Siç bëri me dije sot policia, autori Dorjan Keqi e vrau Saimir Jakun për llogari të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Kush ishte Saimir Jaku?

Saimir Jaku mbante postin e Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun e vendit ndërsa nga 1 shtatori 2016 kishte kaluar në pozicionin e shefit të Sektorit të Asistencës Teknike Skada plus GIS në Drejtorinë Qendrore të Tensionit të Lartë në Tiranë.

Ai ishte zgjedhur anëtar i këshillit të qarkut të Lezhës nën siglën e PS, në 2015 kandidoi dhe për kreun e këshillit të qarkut të Lezhës por nuk mundi të fitojë, përballë Nikolin Kaçorrit dhe Bardhok Pulajt.

Seria e vrasjeve për hakmarrje

Vrasja e Jakut dyshohet të jetë në serinë e vrasjeve për hakmarrje mes dy familjeve në Rrëshen, Gjini e Reçi. E fundit në të serinë e vrasjeve ishte ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit.

Kalvari i vrasjeve dyshohet se nisi për prishjen e pazareve të drogës, dhe deri tani nga përplasja mes dy familjeve janë ekzekutuar 5 persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi,

Pas Jakut, një vit më pas u vra në Itali Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba. Ai u ekzekutua në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua. Nga hetimet rezultoi se ai ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Viktima e radhës ishte në Belgjikë, Kreshnik Gjini 31 vjeç, që u ekzekutua 6 Shtator 2017 në komunën Forest. Vrasja ishte e lidhur me atë në Rrëshen dhe Romë, por autorët nuk u zbuluan.

Armando Gjini ishte viktima e radhës. Ai u ekzekutua në gusht 2019 në qendër të Rrëshenit. Ai njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”.

Etiketa: komisariatVrasje

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
“Gati 500 mijë euro”/ Zbulohet parcela me drogë në Greqi, arrestohen 2 shqiptarë

“Gati 500 mijë euro”/ Zbulohet parcela me drogë në Greqi, arrestohen 2 shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com