Ish presidenti Ilir Meta ka publikuar logon e Partisë së Lirisë. Meta ka publikuar logon e partisë së re, një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshoi emrin.
Me ngjyrat kuq e zi që simbolizojnë flamurin kombëtar, Meta shton se në orën 13:15 do të ketë një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë.
LSI zhvilloi një ditë më parë Konventën ku miratuan një sërë ndryshimesh në statut, organizim si dhe emrin e forcës politike në Partinë e Lirisë.
Discussion about this post