GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lija e majmunit/ Çfarë duhet të dimë dhe kujdesi që duhet të tregojmë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shfaqet Lija e majmunit në kufi me Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditët e sotme krahas Covid-it që është rikthyer fuqishëm duke rritur numrin e të infektuarve, një tjetër alarm po ngrihet nga OBSH-ja dhe është pikërisht Lija e Majmunit, duke e shpallur edhe emergjencë globale. Për më shumë mbi këtë virus na informon prof.dr.Arben Pilaca, mjek infeksiolog pranë spitalit Hygeia. Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën nga kafshët e egra dhe që ndonjëherë transmetohet edhe te njerëzit.

Ky virus fillimisht u shfaq në ato të ashtuquajtura territoret e veta, siç janë vendet e Afrikës qendrore dhe perëndimore, por përhapja e këtij virusi jashtë këtyre territoreve, pra edhe në vende që nuk mendohej se mund të shfaqej, si në Europë, Amerikë, Kanada, Azi, nëe rreth 70 shtete (afërsisht 16,000 të infektuar), të cilat kanë sinjalizuar prezencën e këtij lloj virusi, duke bërë që ky virus tashmë të konsiderohet si infeksion epidemik. Prandaj nisur nga vlerësimi i situatës OBSH-ja ju ka bërëthirrje të gjithë shteteve të shtojnë kujdesin karshi këtij virusi.

A ka mbërritur ky virus në Shqipëri?

Deri më tani në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të infektuar nga ky virus, por kjo nuk do të thotë qe ne nuk duhet të marrim masa me qëllim që të jemi të përgatitur për mënyrën sesi duhet të sillemi në rast se ky virus do të shfaqet edhe në vendin tonë. Kur duhet të fillojmë të fillojmë të shqetësohemi, pra cilat janë ato shenja që duhet të jenë kambanëalarmi?

Dy janë gjërat që duhet të kemi parasysh, të ndajmë personat që janë të dyshuar se janë prekur dhe ata që janë të konfirmuar si të tillë. Rekomandimet e OBSH-së janë të qarta, pra të dyshuar konsiderohen ata persona që kanë patur kontakt apo kanë ardhur nga zona që konsiderohen si vatra të këtij virusi, dhe në këto raste, pavarësisht nëse kanë apo jo shenja, rekomandohet që këta persona duhet të vetëizolohen për 21 ditë. Ndërsa në raste kur personat manifestojnë edhe shenja të tipit kruarje, irritime në lëkurë (pucrra apo çarje), temperaturë, ethe dhe lodhje atëherë ata duhet të paraqiten menjëherë pranë institucioneve shëndetësore me qëllim që të testohen nëse janë ose të prekur nga ky lloj virusi.

A është ky virus jetëkërcënues?

Përsa i përket këtyre lloj infeksionesh që kanë prejardhjen nga kafshët dhe transmetohen te njerëzit nuk kemi shumë eksperiencë, por nga rastet që kemi deri më tani mund të themi që nuk kemi patur raste që janë jetë kërcënuesenë, pra nuk kemi të dhëna që kemi të bëjmë më një virus të rrezikshëm.Një ditë më parë Komisioni Europian miratoi vaksninën Imvanex, vaksinë që dikur është përdorur për linë e zezë, kjo me qëllim për të përmirësuar gadishmërinë mbrojtëse të vendeve kundër këtij virusi. Pra kemi të bëjmë me një vaksinë që në vendin tonë është përdorur deri në vitin 1980 kundër Lisë së Zezë. Mund të themi që kemi ngjashmëri midis këtyre dy sëmundjeve duke qenë se po përdoret e

njëjta vaksinë? Lija e zezë dhe lija e majmunit kanë afërsi pra deri diku konsiderohen të të njëjtës familje, prandaj edhe personat që dikur kanë qenë në kontakt, pra janë vaksinuar për linë e zezë janë më të mbrojtur nga Lija e Majmunit rreth 80-85%, pra personat që kanë bërë këtë vaksinë preken pak ose aspak nga ky virus dhe ky është një lajm i mirë. Pra nuk jemi përpara një situate krejtësisht të panjohur siç ishim në rastin e Covidit, pra duhet t’I ndajmë, me Linë e majmunit nuk kemi të njëjtën shpejtësi dhe mënyrë transmetimi siç kishim me Covidin, Lija e majmunit ndryshe nga Covidi kërkon një kontakt të ngushtë fizik me personin apo kafshën e infektuar, apo kontakt me mjetet që janë prekur nga të infektuarit, por, gjithsesi mund të themi që ekspertët janë akoma në studim e sipër të këtij lloj virusi, për të kuptuar më mirë mënyrën dhe shkallën e infektimit që ky virus ka te njerëzit.

Etiketa: keshillalija majmunimjekrrezikShqiperi

Lajme të lidhura

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit
Aktualitet

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Para
Renditja/ Këto janë shenjat më fatlume për muajin Shkurt

Katër shenjat e Horoskopit që dallohen për pafajësinë dhe ndershmërinë e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26

Dita e 66-të e protestës para Kryeministrisë u mbyll me thirrjet për dorëheqje të qeverisë dhe ndryshim të klasës politike....

Lexo më shumë
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

20:07 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com