GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit? Reagon për herë të parë Berisha

16:39 - 27/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U shpall “non grata” nga Britania, Berisha: “Me para ia hyn Qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për herë të parë lidhur me dyshimet e hedhura nga autoriteti i dosjeve, se presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të shtetit. Sipas Berishës ky është një akt i shëmtuar i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjete sociale kreu i selisë blu, shkruan se dosja është manipuluar me urdhër të Ramës në shenjë hakmarrje.

“Një akt i shëmtuar i turpshëm i Edi Ramës! Pas inaugurimit të monizmit të plotë, Edi Rama, në traditën më të shëmtuar të bllokmenëve hoxhistë, i tmerruar nga opozita, urdhëron falsifikimin dhe manipulimin e dosjeve dhe sulmoi në një akt hakmarrjeje të verbër, nëpërmjet veglave të tij, ish – Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke aluduar se ai paska qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Pa dyshim një falsifikim dhe manipulim i shpifur ky.  Ish Presidenti Meta si parlamentar i është nënshtruar nga viti 1996 deri sot verifikimit periodik si kandidat opozite dhe mazhorance për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nga i cili në të gjitha rastet ai ka rezultuar pa asnjë lidhje me policinë sekrete ”, shkruan Berisha.

Kryedemokrati Berisha vijon me akuza ndaj kryeministri Rama, sipas të cilit dyshimet e ngritura nga autoriteti i dosjeve për ish-presidentin Meta është manipuluar nga ia për të fshehur vjedhjet e tij gjatë 23 viteve si kryetar bashkie dhe kryeministër.

“Me këtë sulm të ulët dhe amoral Edi Rama përpiqet të vendosë në harresë firmën prej xhelati të Kristaq Ramës në varjen e poetit Havzi Nela dhe pushkatimin e qytetarëve të tjerë të pafajshëm. Me këtë sulm Edi Rama përpiqet të krijojë tymnajë për vjedhjet e tij të tmerrshme gjatë 23 viteve në pushtet si kryetar bashkie dhe kryeministër, ai përpiqet të sfumojë akuzën për 200 milionë euro të fshehura prej tij në bankat offshore të denoncuara në Raportin e OSBE – së në vitin 2014, për të cilin heshti si fije bari”, shkruan Berisha.

Ndër të tjera në, Berisha në shkrimin e tij në rrjetin social facebook shprehet se me këtë akuzë kryeministri Rama po përpiqet të fshehë edhe vjedhjet nga inceneratorët dhe tenderët.

“Me këtë akt të ulët Edi Rama kërkon të fusë në thes sarajet e tij në Surrel të ndërtuara në një kohë kur kishte të deklaruara në ILDKP vetëm 3800 marka gjermane dhe 400 mijë lek. Ai kërkon të fusë në thes pallatin 5 katësh në pajë të ndërtuar pa asnjë faturë tatimore, ndërtimore, doganore, bankare. Me këtë akt të ulët Edi Rama, i damkosur tashmë si hajduti më i madh në tërë historinë e shtetit shqiptar, kërkon të zbehë vjedhjen me firmën dhe vulën e tij të qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve, kërkon të errësojë mega aferat prej miliarda euro të Butrinit, Portit të Durrësit dhe me të ashtuquajturit investitorë strategjikë, me PPP, koncesionet me tenderat sekret etj etj. Duke dënuar me forcën më tē madhe këtë akt amoral, e siguroj Edi Ramën se asgjë nuk do të shpëtojë ty dhe vjedhësit e tu të ekipit tënd ‘Hajnia‘, nga gjykimi publik popullor. Sb”, shkruan Berisha.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun
Breaking Views

Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

19:50 - 06/02/26
Lëvizin marionetat: Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit
Breaking Views

Lëvizin marionetat: Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit

19:34 - 06/02/26
Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën
Aktualitet

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Para
“Shpifi për Enver Hoxhën…”/ Akuza e çuditshme e Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë për R.Hodges

"Shpifi për Enver Hoxhën..."/ Akuza e çuditshme e Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë për R.Hodges

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO
Aktualitet

Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

20:30 - 06/02/26

GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për përjashtimin nga procedure e gjyqit të...

Lexo më shumë
Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

Elbasani rrit presionin ndaj Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje

20:13 - 06/02/26
Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

Rreth 9 orë të ngujuar pa telefona! Kushtetuesja merr sot vendimin për Ballukun

19:50 - 06/02/26
Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat

19:44 - 06/02/26
Lëvizin marionetat: Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit

Lëvizin marionetat: Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit

19:34 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com