GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ka krijuar një të tashme pa të ardhme”/ Aktori, kritika ndaj Ramës: Nëse nuk reagojmë do jemi turpi… (Video)

07:58 - 28/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ka krijuar një të tashme pa të ardhme”/ Aktori, kritika ndaj Ramës: Nëse nuk reagojmë do jemi turpi… (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktori i njohur, Florjan Binaj, ka ngritur sërish zërin ndaj qeverisë me kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar qeverinë lidhur me politikat e fundit të ndërmarra sa i takon parkut kombëtar të Butrintit dhe çështjes së detit me Greqinë, gjithashtu edhe Open Balkan. Ndërkohë që reagimin e tij, e nis me Butrintin, Binaj shkruan se qeveritë që kanë drejtuar vendin tonë, kanë qenë të gatshme të falnin copa toke të kombit vetëm për karrige. Mes të tjerash, Binaj shkruan se gjendemi në një moment ku nëse nuk veprojmë, do të jemi turpi i brezave të ardhshëm.

“Ky që thotë që Shqipëria paska qenë një vend artificial i krijuar pa asnjë shqiptar në të në 1913-ën nga fuqitë e mëdha dhe që grekët qenkan përzënë nga Butrinti e nga jugu nga shqiptarët dhe që këta të fundit i paskan sjellë fuqitë e mëdha, ky quhet Richard Hodges dhe këtë, e ka përzgjedhur qeveria për të drejtuar parkun Kombëtar të Butrintit, trashëgiminë tonë kulturore për 10 vitet e ardhshme në një kontratë ta papranueshme për arkeologët e nderuar të vendit tonë…Një antishqiptar që flet hapur kundra trashëgimisë tonë i zgjedhur nga qeveria që paguhet nga taksat tona për të na shërbyer….A do guxonte të fliste kundra grekëve në Athinë ose kundra Romakëve në Romë një qenie e tillë??Nuk mendoj se do guxonte ta mendonte…Po në Shqipëri, këta njerëz gjejnë frymëzim pasi koha ka dëshmuar që ata që e drejtojnë vendin tonë, kanë qenë gjithmonë të gatshëm të falin copa toke të këtij kombi për dy pëllëmbë karrige….

Nga ana tjetër openballkazani që KM bashkëpunon më kollaj me ata që kanë vrarë e kanë dashur ta zhdukin kombin tonë me shekuj sesa me vetë gjysmën tjetër të kombit… Nga ana tjetër dhënia të drejtë e pretendimeve të Greqisë për detin tonë, që mirë që mori një llokëm shumë të madhe toke e deti shekullin që shkoi nga Shqipëria dhe shqiptarët, më bën të mendoj që kohë më të këqija se këto, Shqipërisë dhe Shqiptarëve nuk i kanë ardhur kurrë!!!KURRË!

Sot ata që ne kemi në krye për të na shërbyer, po i shërbejnë atyre që duan të na bëjnë keq e të ç ‘bëjnë të shkuarën duke vizatuar një të shkuar që ska qenë, një të tashme pa kuptim dhe një të ardhme pa të ardhme…për mendimin tim, gjëndemi në një kohë në të cilën po nuk vepruam, fëmijët, nipërit e mbesat tona, do kenë një jetë shumë të vështirë e do iu duhet të paguajnë dëmet e mos reagimit tonë sot! Nëse nuk reagojmë, nesër do jemi ne që heshtëm turpi pasardhësve tanë”, shkruan Binaj. Ndërsa më parë ai ka thirrur protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë, naftës dhe ushqimeve.

 

 

 

Etiketa: akuzaCmimeFlorjan BinajkritikakrizeqeveriaVjedhje

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Çfarë i bëri bashkë? Balla takon Tabakun e Çupin në Kuvend, “plasin” të qeshurat mes tyre

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com