Vatra e zjarrit në zonën e quajtur Liqeni i Zi, mes Bashkisë së Belshit dhe Peqinit, është riaktivizuar mbrëmjen e shkuar, ndërsa flakët vazhdojnë edhe ditën e sotme. Mësohet se, zjarri mori përmasa të mëdha dy ditë më parë ku u dogjën më shumë se 15 hektarë pyll, por u shua. Megjithatë për arsye që nuk dihet, zjarri është riaktivizuar. Tanimë forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërkaq, kujtojmë se ditën e djeshme jenë përfshirë nga flakët edhe Kodrat e Krrabës pranë Elbasanit, ku gjithashtu u shkrumbuan sipërfaqe të konsiderueshme.
Discussion about this post