GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Enver Hoxha ka punuar më shumë për këtë ditë”, Rama: Ktheu shqiptarët në dashnorë…

11:34 - 28/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Enver Hoxha ka punuar më shumë për këtë ditë”, Rama: Ktheu shqiptarët në dashnorë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria dhe SHBA festojnë sot 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh se SHBA janë në shtëpinë e tyre, sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët.  Rama theksoi gjithashtu se pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit.

“Ishte dita e Pavarësisë kur i thashë Presidentit Wilson të shpëtonte këtë racë të pashpresë dhe përgjigja e tij ishte “unë do të kem një zë në Kongresin e Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”. Nuk besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër që gjithë qeveria dhe gjithë paria e vendit të mblidhen me ambasadoren dhe të kremtojnë ditën kur kanë firmosur marrëdhëniet diplomatike. Kjo nuk e bën aspak të pakuptueshme apo qesharake këtë që ndodh këtu në vendin tonë. Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, pa asnjë përjashtim, në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel dhe thellësi të marrëdhënies tonë me SHBA. Ne sot jemi  këtu për 100 vjetorin, sepse më 28 korrik 1922 në ministrinë e Jashtme mbërrit dokumenti zyrtar që njoftonte qeverinë shqiptare se SHBA e njeh qeverinë shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se 100-vjetori vjen pas një historie që është përcaktuese në këtë marrëdhënie sot. Ai e cilësoi komunizmin si një periudhë përcaktuese që i shtyu shqiptarët ta duan SHBA-në dhe jo të largohen.

“Historia e ndarjes me dhunë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe shkëputjes totale të çdo lidhjeje me SHBA. Madje e vendosjes së SHBA në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste. Në një farë mënyrë Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se në të tërë për këtë ditë që jemi këtu. Ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i laruar shqiptarët nga SHBA u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër”, shtoi ai.

Etiketa: Enver HoxhaKryesore1RamaSHBA

Lajme të lidhura

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Para

U kapën me snajper në makinë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për Remal Radën dhe Elton Hithin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com