GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Një sërë ndryshimesh në kupolën e Policisë së Shtetit, porositë që Gledis Nano iu dha drejtuesve

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Kanabizimi në Krujë/ Nano: Do ndëshkohet çdo polic që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Gledis Nano, ka prezantuar disa ndryshime në rangun e lartë drejtues të Policisë së Shtetit. Konkretisht, drejtuesi i Lartë Albert Dervishaj lirohet nga detyra e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm emërohet Drejtor/Dekan në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë. Drejtues i Lartë Tonin Vocaj lirohet nga detyra e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale dhe emërohet Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Drejtues i Parë Neritan Nallbati, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.

Gjatë prezantimit, Gledis Nano ka kërkuar nga drejtuesit e lartë të emëruar në detyrë, angazhim dhe përkushtim në detyrat e reja, me qëllim dhënien e impulseve të reja punës në strukturat që do të drejtojnë. Pak ditë më parë, po me urdhër të Ministrit të Brendshëm është liruar nga detyra Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj, i cili është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin është emëruar Saimir Boshnjaku, i cili ka marrë edhe gradën Drejtues i Lartë. Ndryshimet në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në vend gjatë javëve të fundit, ndërkohë që vijojnë të jenë të pazbardhura.

Etiketa: Gledis NanoKryesore1NDRYHSIMEparalajmerimePolicia e Shtetit

Lajme të lidhura

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu
Aktualitet

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26
“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi
Aktualitet

“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

13:11 - 02/06/26
Para
Dy vajza zihen me të riun në lokal, ndërhyn policia

42-vjeçari godet me shufër hekuri të miturin në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje
Botë

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Lexo më shumë
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş