GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e tregtarit polak në Shqipëri, zbulohen rezultatet e autopsisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e tregtarit polak në Shqipëri, zbulohen rezultatet e autopsisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur sot rezultatet e autopsisë së  tregtarit polak të armëve që humbi jetën në Tiranë.  Polaku 71-vjeçar Andrzej Izdebski, i njohur si tregtar armësh dhe në listën e zezë të OKB-së, ka ndërruar jetë për shkak të ndalimit të menjëhershëm të zemrës. Kështu ka bërë të ditur eksperti mjeko-ligjor Elton Serani.

Autopsia e të ndjerit është bërë më 27 qershor, një javë pasi u gjet i vdekur brenda banesës së tij dhe ka konfirmuar dyshimet e para të mjeko-ligjorëve se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Në atë kohë policia e Tiranës informoi se një shtetas polak ishte gjetur pa shenja jetë në një banesë që kishte marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri”, duke mos e identifikuar viktimën, por duke dhënë vetëm inicialet e polakut.

Mediat polake raportuan se Izdebski u largua nga Polonia në fund të vitit 2020. Një vit më parë, u zbulua se Ministria e Shëndetësisë kishte blerë mbi një mijë respiratorë, duke shpenzuar 200 milionë PLN (rreth 42 milion euro). Skandali shpërtheu kur rezultoi se respiratorët ishin blerë nga kompania E&K , e cila drejtohej ndër të tjera nga një tregtar armësh dhe departamenti mori në dorëzim vetëm 200 nga 1241 respiratorë të porositur. Për më tepër, rezultoi se pajisjet nuk kishin dokumentacionin e duhur, megjithëse 154 milionë PLN (rreth 32.6 mijë euro) kishin kaluar tashëm në llogarinë e tregtarit.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se ministria ka rikuperuar gjysmën e shumës që kishte paguar në atë kohë. Pas skandalit, Izdebski nuk u ndalua të largohej nga vendi çka bëri që ai të zhdukej, për tu marrë vesh më vonë që kishte përfunduar në Shqipëri.

Etiketa: Kryesore1polakuTiranetregtar armeshvdes

Lajme të lidhura

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit
Aktualitet

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos
Aktualitet

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Para
Makina përplaset me autobusin, dy të vdekur dhe dy fëmijë të plagosur

Makina përplaset me autobusin, dy të vdekur dhe dy fëmijë të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com