GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ciklon dhe rrebeshe të forta shiu në Ballkan, çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë

20:43 - 29/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ciklon dhe rrebeshe të forta shiu në Ballkan, çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Merr fund i nxehti afrikan që ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit. Sipas mediave të huaja, gjatë ditës së nesërme një ciklon depërton drejt verilindjes së Evropes dhe në kuadër të tij një front i fuqishëm i ftohtë ajror arrin deri në Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit dhe ulje të temperaturave, por fronti nuk do të sjellë reshje në Shqipëri, përpos disa zonave në veri dhe lindje të vendit ku priten rrebeshe afatshkurtra lokale shiu të dielën.

Fronti pritet të sjellë reshje intensive shiu dhe rrebeshe të fuqishme me breshër në Bosnjë dhe Hercegoinë, Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa me ardhjen e tij në Kosovë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mundësi për breshër, më të theksuara në veriperëndim, veri dhe verilindje të Republikës së Kosovës.

Para ardhjes së frontit do të jemi nën ndikimin e masave mjaft të nxehta ajrore para-frontale dhe erërave të nxehta nga jugperëndimi, ndërsa me ardhjen e frontit do të fillojnë të fryjnë erëra kalimthi të fuqishme nga veriperëndimi, e pastaj nga veriu e verilindja të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave.

Rrebeshe lokalisht të fuqishme nesër pasdite vonë dhe gjatë natës ose mëngjesit të së dieles priten në veriperëndim, veri dhe verilindje të Kosoves, por lokalisht edhe në pjesë tjera të vendit tonë, ndërsa rrebeshet më të fuqishme nga ky front pritet të ketë që nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Rrebeshe të izoluara priten edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa më së paku reshje priten në Shqipëri dhe disa vise të Kosoves dhe Maqedonisë së Veriut ku pritet të ketë rajone pa asnjë pikë shiu. Ky front do të japë fund valës mjaft të fuqishme të nxehtësisë në Ballkan, ndërsa do ta dobësojë në viset tjera si në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Pra, para nesh mot i ndyshueshëm, fillimisht mjaft i nxehtë dhe me erëra të nxehta, pastaj ndryshim gradual, shtim i vranësirave pasditen e vonshme të së shtunës dhe rrebeshe shiu vetëm në disa rajone.

Të dielën mot më i këndshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe rrebeshe ose riga lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

 

Lajme të lidhura

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik
Aktualitet

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Aktualitet

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Para
Fatkeqësitë në bregdetin shqiptar/ Bashkitë nuk “zënë mend”, mungojnë rojet e plazhit

Fatkeqësitë në bregdetin shqiptar/ Bashkitë nuk “zënë mend”, mungojnë rojet e plazhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com