GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistët e shquar të skuadrës së “Tiranës”

09:58 - 22/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistët e shquar të skuadrës së “Tiranës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” tre kampionë të Klubit të Futbollit “Tirana”:

Ish-mesfushorin e njohur, kapitenin Pavle Bagaviki (Pavllo Bukoviku)

“Me mirënjohje për kontributin e vyer dhe personalitetin e gjithanshëm të treguar gjatë karrierës së tij futbollistike, duke dëshmuar cilësi të shkëlqyera si lojtar me ekipin ‘17 Nëntori’ dhe Ekipin Kombëtar; me rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”;

Portierin e pakalueshëm Bujar Tafaj “Në vlerësim të kontributeve të shquara si portier i ekipit ’17 Nëntori’ dhe i Ekipit Kombëtar, duke shënuar rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”;

si dhe mbrojtësin legjendar, Perikli Dhales (pas vdekjes) “Me mirënjohje për veprimtarinë e spikatur në futboll, si lojtar i formacionit kryesor të ekipit ’17 Nëntori’ dhe i Ekipit Kombëtar, me rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare; i dalluar si një mbrojtës i jashtëzakonshëm me cilësitë e tij të rralla e të shkëlqyera fizike dhe teknike”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës duke iu drejtuar të sportistëve të dekoruar dhe familjarëve, miqve dhe kolegëve të tyre, u shpreh:

“Futbolli ka nderin të ketë në historinë tij skuadrën e ‘Tiranës’, që me rezultatet dhe futbollistët e saj lartësoi jo vetëm emrin e kryeqytetit tonë, por dhe të mbarë futbollit shqiptar.

Përfaqësimi dinjitoz dhe rezultatet e larta të arritura në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare, si përfaqësues të asaj gjenerate të artë, do të mbeten gjithmonë në kujtesën e sportdashëve tanë.

Pa dyshim mund të them se ju jeni krenaria e kësaj skuadre dhe e sportit tonë.

Kam nderin të vlerësoj disa nga futbollistët e spikatur të këtij ekipi, që me lojën dhe shpirtin e garës së tyre kujtohen me shumë dashuri nga të gjithë sportdashësit, tifozët dhe nga mbarë opinioni sportiv.

Është kënaqësi të nderojmë me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’ dhe t’i urojmë edhe 100 vite të tjera futbollistit Pavllo Bukoviku ose të mirënjohurit Ben Bukoviku, kampion dhe futbollist i shkëlqyer, pjesë e asaj gjenerate, që i riktheu lavdinë “Tiranës” apo ‘17 Nëntorit’.

Ai është trashëgimtar dinjitoz i traditës sportive të një familje të njohur të Tiranës, që i ka dhënë shumë si futbollit bardheblu, ashtu dhe atij kombëtar, duke u shpallur 6 herë kampion kombëtar dhe fitues i 2 Kupave të Republikës.

Bukoviku është dalluar në ndeshjet ndërkombëtare për Kupën e Kampioneve dhe në përfaqësimet me Ekipin Kombëtar, duke qenë njëkohësisht edhe një golashënues i suksesshëm.

Kënaqësi gjithashtu të nderojmë sot z.Bujar Tafajt me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, portierin e jashtëzakonshëm të skuadrës ‘17 Nëntori’ dhe të Ekipit Kombëtar.

Si “gardiani” i portës Tiranase të viteve 60, ai ka mbetur në kujtesën e sportdashësve për performancën e lartë sportive.

Bujar Tafaj ka mbrojtur portën e “Tiranës” në 12 takime ndërkombëtare dhe është shpallur 3 herë kampion i vendit.

Perikli Dhalesin, që na mungon sot, një legjendë e futbollit bardheblu dhe atij kombëtar, kemi kënaqësinë ta nderojmë sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Një sportist i jashtëzakonshëm që nuk e kemi midis nesh, por të gjithë e kujtojmë, si një nga futbollistët e spikatur të ekipit ‘17 Nëntori’ dhe Ekipit Kombëtar.

Një mbrojtës shumë i vlerësuar në rininë e tij, që shkëlqeu për dy dekada, duke u bërë dhe pjesë e ekipit Kombëtar.

Ai ishte lojtar i formacionit kryesor të një brezi fenomenal te Tirana, me emra të mëdhenj si Ali Mema e Fatmir Frashëri në fillimet e karrierës së tij, dhe me Mingën apo Muçën në fundin e karrierës.

Dhales është fitues i titujve Kampionë dhe i Kupave të Shqipërisë, falë shpirtit kolektiv dhe punës shembullore, që ka kryer ai vetë në skuadër.

Perikli Dhales ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares së Shqipërisë duke treguar vlerat e tij në të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare dhe sidomos në atë ndeshje të paharruar me Gjermaninë, ku Loro Boriçi vendosi të përjashtojë Berishën e “Partizanit” dhe vendosi Dhalesin për shkak të cilësive të tij të veçanta.

Prandaj sot nderoj me respekt, këtë emër të madh dhe të paharruar, që i ka dhënë gjithçka në karrierën e tij të mrekullueshme, “Tiranës” dhe futbollit tonë kombëtar.

Vlerësimin më të lartë për të gjithë ato gjenerata, që themeluan dhe i dhanë shkëlqim futbollit të kryeqytetit dhe atij kombëtar, që nga i madhi dhe i jashtëzakonshmi Selman Stërmasi, Myslym Alla, Xhavit Demneri, Enver Shehu, Fatmir Frashëri, Shkëlqim Muça, Sulejman Mema, e shumë e shumë yje të tjerë.

Një mirënjohje dua t’i përcjell familjeve tuaja të nderuara, që kanë qenë gjithmonë pranë jush në sakrifica dhe suksese, por dhe që janë ndjerë krenare për ju.

Ju falënderoj për kontributin tuaj, për përgjegjësinë dhe sukseset e arritura, për besimin dhe kënaqësinë që i dhatë gjithë tifozëve të ‘Tiranës’ dhe të mbarë sportdashësve të futbollit shqiptar!

Përzemërsisht, ju uroj të gjithëve shëndet dhe mbarësi!

Suksese të mëtejshme ‘Tiranës!”, tha Presidenti.

foto galeri
foto galeri foto galeri foto galeri
Etiketa: metamjeshter i madhPresidentivlereson

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Elhaida Dani ndez atmosferën në “Festivalin e Resë” në kryeqytet

Elhaida Dani ndez atmosferën në “Festivalin e Resë” në kryeqytet

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com