GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i 3-të/ Llatja në “gjurmët” e Sejdinit: Tender për të vëzhguar qytetarët

14:57 - 30/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i 3-të/ Llatja në “gjurmët” e Sejdinit: Tender për të vëzhguar qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gledian Llatja, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, po ecën në “gjurmët” e paraardhësit të tij në këtë detyrë, Qazim Sejdinit, për të cilin mediat raportojnë se lëviz me një dyzinë truprojash. Kjo, për shkak se Elbasani është cilësuar si “kryeqyteti” i ngjarjeve kriminale, luftë influencash, përplasje bandash, vrasje politike, etj., etj. Në verën e vitit 2018, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, hapi tenderin e parë për kamera sigurie në sheshe dhe institucione publike. Në atë kohë, fondi i akorduar ishte plot 1 milionë euro. Ndërkohë, në gusht të vitit 2021, pasardhësi i tij, Gledian Llatja, finalizoi një tjetër tender për vendosje kamerash sigurie, me një vlerë 500 mijë eurosh.

Objekti ishte i njëjtë, pasi synohej që të instaloheshin kamera sigurie. Dhe, në 2022-shin do të finalizohet një tjetër tender, po për kamera sigurie! Të paktën vlerat nga tenderi i parë në të tretin janë përgjysmuar. Në dokumentet e tenderëve të parë nuk ka specifikime se ku janë vendosur këto kamera. Por, ajo që evidentohet nga të gjithë në Elbasan, është se grupet kriminale kanë marrë masa për vendosje kamerash. Në zonën e Bradasheshit, pikërisht në atë vend që janë kryer disa vrasje, ka kamera të shtuara të vendosura nga një grup kriminal. Ndërkohë, e njëjta gjë ndodh edhe në pjesën lindore të qytetit, pikërisht kamera të vendosura në të gjithë segmentin e unazës. Pra, që s’janë vendosur nga Bashkia e Elbasanit.

Ndërkohë, me një kriminalitet të shtuar, ku herë pas herë grupe kriminale përplasen, madje edhe me viktima, Bashkia e Elbasanit do të hapë një tender për vendosje kamerash sigurie pikërisht në rrugët hyrëse dhe dalëse të Elbasanit. Pra, në kryqëzimin e Bradasheshit, pjesën perëndimore të qytetit, ku rrugët të çojnë në Peqin dhe në Tiranë. Por, edhe në pjesën lindore, ku rruga të çeçon në Librazhd e mandej në Pogradec dhe Korçë. Në të njëjta vende që i kanë edhe grupet kriminale.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, tenderi që pritet të hapet në shtator ka si objekt “pajisje me kamera sigurie e rrugëve hyrëse dhe dalëse në qytet, sheshe, disa objekteve arsimore, + fiber optike”. Pra, synimi i Llatjes janë rrugët dhe sheshet kryesore, ku synon që të ketë në kontroll të gjithë qytetin, pasi jemi futur në vitin elektoral. Tenderin do ta bëjë Agjencia e Shërbimeve Publike Elbasan, ndërsa ka një fond limit 22.875.000 lekë. Në të njëjtin dokument detajohet se kërkohen “kamera sigurie”, ndërsa të dhënat e tjera pritet që të publikohen në muajin shtator.

Një vit më parë, BoldNews.al botoi një investigim për një tender me vlerë 500 mijë euro, të finalizuar nga Gledian Llatja, kryetari i Bashkisë së Elbasanit. LLatja, i cili ka si suport politik Taulant Ballën, shpenzoi një shumë të madhe, kur fare mirë me këto para’ mund të bëheshin disa kopshte dhe çerdhe.

Në atë kohë, ne denoncuam se tenderi ishte me objekt “shërbimi i sigurimit me roje fizik dhe me sistem elektronik të objekteve në administrim të Bashkisë Elbasan dhe institucioneve të varësisë së saj”. Fondi për këtë tender ishte plot 50.426.479 lekë, të vëna në dispozicion nga Buxheti i Bashkisë Elbasan për vitin 2021 dhe 2022. “Në këtë procedurë ka marrë pjesë operatori ekonomik ‘UEVI-2015’ me vlerë 50.217.116 lekë” thuhej në dokumentin e bashkisë. Pra, një ofertë shumë shumë afër fondit të akorduar, ose mbi 99.99 % e fondit limit. Megjithatë, ky nuk është i vetmi investim në Elbasan për kamerat e sigurisë. “Big Brother 1” në Elbasan ka filluar në verën e vitit 2018 nga ish-kryetari Qazim Sejdini, i cili do të vendoste 3000 kamera në të gjithë qytetin. Vlera në 2018-ën ishte plot 1 milionë euro. Por nëse Sejdini kishte “kundërshtarë” dhe “armiq”, po Llatja nga se ka frikë?! Tashmë, pas “Big Brother 2 dhe 3”, a do të kemi “Big Brother 4”?/Boldnews/

Etiketa: abuimElbsanGlejdan Llatajkryesore2paratender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Kur ligji tremb e torturon pushtetarët

Ilir Meta, spiun i Sigurimit të Shtetit, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat: Kot lodhet mavria...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com