Ishte qershori 1992, kur ish-kryetari i Kuvendit të kohës, Pjetër Arbnori, deklaroi se PD po i jep dorën e fundit ligjit për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit. Por nga ajo kohë e sot, dosjet nuk janë hapur plotësisht dhe lustracioni mbetet një siluetë në horizont.
Përpjekja e parë për të bërë një depurifikim të politikës shqiptare nga bashkëpuntorët e ish sigurimit të shtetit u ngjiz në vitin 1995 me Komisionin “Mezini”, i cili pengoi kandidimin për poste publike të disa prej figurave të njohura të kohës dhe jo vetëm për poste publike. Vendime, që u cilësuan politike. Për të ndryshuar fatin e vendimeve “Mezini”, u ngjiz Komisioni “Bezhani” më 1997 me në krye Nazif Bezhanin. Ky i fundit, mori edhe dekoratë nga ish presidenti Ilir Meta në shkurt të vitit 2022. Këto dy komisione firmosën certifikata pastërtie për një sër politikanësh të asaj kohe, që vijojnë edhe sot të jenë pjesë e politikës. Ilir Vata, Kreu i Partisë për “Të drejtat e Mohuara”, për “Report TV” deklaron se këto dy komisione ishin një falsitet.
“Çelës për ta mbyllur kasafortën e dosjeve njëherë e përgjithmonë, duke mashtruar opinionin publik me krimit që ka ndodhur në Shqipëri. Janë 144 000 të burgosur dhe të internuar pas telave me gjemba. Nuk ka një kurim për këtë, rikthimi i vëmendjes te dosjet është detyrim ligjor dhe pastrim nga mëkati i shtetit”,
Në 2009 Kuvendi miratoi ligji i dosjeve, por pas një dabati të madh publik, Kushtetuesja vendosi rrëzimin e tij. Në vitin 2015, Kuvendi, mazhoranca e majtë Meta-Rama votoi hapjen e dosjeve dhe ngritjen e Autoriteti të Dosjeve të Ish sigurimit të Shtetit. Në ligj u shtua një klauzolë ku nuk u bënë pjesë e kontrolleve, politikanët dhe figurat publike të certifikuara si të pastra nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”. Por dalja në publik e dosjes I.M, rikthen zjarrin e debatit politik mbi ish spiunë. Mazhoranca tashmë kërkon shfuqizimin e klauzolës që pengon hapjen e dosjeve të kontrolluara nga “Bezhani’ dhe “Mezini”
“Debati është i sforcuar, pasi erdhi përmes një precedenti të jashtëzakonshëm, pasi ish kreu i shtetit akuzohet si spiun i ish sigurimit. Berisha nuk është prononcuar deri më sot për hapjen e dosjeve. Ato që s’bëhen pjesë e hapjes së dosjes, janë mëkatar”, tha Vata.
Debati për hapjen e dosjeve pritet të marri formë konkrete në muajin shtator, kur në kuvend do të nis dhe diskutimi konkretë i propozimeve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Është një nisëm e vonuar, por e domosdoshme pas 32 viteve. Më në fund i rikthehemi edhe njëherë çështjes së dosjeve. Debati është i sforcuar, pasi erdhi përmes një precedenti të jashtëzakonshëm, pasi ish kreu i shtetit akuzohet si sipun i ish sigurimit. Kjo tregon se gama e shtetit është e inkriminuar. Shqipëria i vetmi vendi në botë ish komunist, që s’ka hetuar krimit e komunizmit. Shqipëria nuk është dakortësuar ende me rezolutën e Evropës për krimit e komunizmit dhe aq më keq me komisionit “Mezini” dhe “Bezhani”. Politika asokohe, e djathtë, s’ka qenë asnjëherë e interesuar për dekomunistizimin e vendit dhe për çlirimin e institucioneve nga mëkatarët e diktaturës. Komisionet Mezini e Bezhani ishin çetë partizane, u përdor për hakmarrje. Pati makinacione…Nga ato komisione dilnin më shumë spiun nga e majta sesa nga e djathta, ndërsa në të vërtetë kanë marrë certifikata pastërtie dhe persona që kanë bashkëpunuar me ish sigurimin e shtetit. Ne kemi pasur rastin ti njohim spiunët, jo se kemi parë dosjet, por kemi dosjet e ish të përndjekurve politikë që kanë parë se kush ishin spiunët. Pra janë të dënuarit që kanë rrëfyer se cilët ishin spiunët e tyre. Kanë qenë ish deputet e ish ministra, të majtë e të djathtë. Ka dhe sot.
Cili është opinioni juaj mbi komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”
Ato komisione ishin falsitet, çelësi për ta mbyllur kasafortën e dosjeve njëherë e përgjithmonë, duke mashtruar opinionin publik me krimit që ka ndodhur në Shqipëri. Shqipëria ndër vendet që ka krimit më të mëdha të komunizmit në botë. Janë 144 000 të burgosur dhe të internuar pas telave me gjemba. Nuk ka një kurim për këtë, rikthimi i vëmendjes te dosjet është detyrim ligjor dhe pastrim nga mëkati i shtetit. Pa transparencë nuk ka pajtim kombëtar…
A ka tendencë politike për të goditur emra të caktuar në politikën shqiptare përmes këtyre ndryshimeve ligjore.
Ligji për hapjen e dosjeve u bë pa lustracion. Ishte nisëm e qeverisë së majtë dhe u krijua autoriteti i dosjeve. Çfarë do të thotë kjo? Sot ka të drejtë çdo qytetarë që ti drejtohet autoritetit për të parë pastërtinë e figurës tënde. Kjo mund të bëhet edhe online. Por këtu ka munguar vullneti politikë për ilustracion. Por duhet një ligj për hapje të dosjeve me lustracion, pra çdo kandidat për deputetët, për anëtarë qeverie, në drejtësi, duhet të nënshkruaj deklaratën që ka qenë ose jo bashkëpunëtor i ish sigurimit. Pasi s’mund të verifikojë KQZ 400 kandidatë të një partie herë sa parti janë. Pra, nisma e PS është një korrigjim i ligjit që pati, por nuk është e plotë. Nisma e PS heq dy nenet që u kërkuan nga autoriteti i dosjeve fshinë njëherë e mirë komisionin Bezhani. Të gjithë ata, me ligjin që sot kemi në fuqi, që kanë një vërtetim nga Komisioni Bezhani, nuk i nënshtrohen ligjit aktual, pra pengesë, fshehje e spiunëve. Ai komision ka dhënë certifikata falso. Siç ishte dhe rasti i zyrtarit të lartë të shtetit…
Po nisma e PD a është e duhura?
Të përdorësh si kartë morale hapjen e dosjes në total, është një pengesë për ti thënë jo me karton hapjes së dosjes. Nismat e PD dhe PS duhet të kOordinohen dhe të gjendet gjuha e përbashkët mes palëve. Do dakordësi në emër të grupit, pasi po të shkoj në kuvend rrezikon të mos votohet se aty ka dhe spiunë. Palët duhet të dalin me një ligj për dekomunistizim të plotë të shtetit, administratës. S’mundet që qytetarët të paguajnë mëkatarët me taksat e tyre. Inkrimonon shtetin dhe e bënë pis. Duhet ta pastrojmë shtetin tonë, figurat kryesore, ato që paguajmë ne. Hapja e dosjeve detyrim, s’mund të shkosh në Evropë me duart me gjak. E bënë shtetin dy herë fajtor, pasi s’mund të bëhemi zgjatim i diktaturës duke paguar mëkatarët tanë.
Po qëndrimi i Berishës i kthyer me tezen konservatore në kërkim të drejtim të PD?
Ne kemi bërë protesta të vazhdueshme që në vitin 94’. Hapja e dosjeve, kërkesë e kahershme. Nuk duam hakmarrje, duam pajtim kombëtar. Nuk është qëllimi hakmarrja. Berisha nuk është prononcuar deri më sot për hapjen e dosjeve. S’ka një qëndrim zyrtar, apo projektligj të gatshëm. Në emër të të përndjekurve u bëjë thirrje të gjithë partive të bëhen pjesë e këtij drafti, të hapen dosjet. Ato që s’bëhen pjesë e hapjes së dosjes, janë mëkatar. Hapja e dosjeve është transparcencëm, pa kuruar të shkuar nuk ka të ardhme.
A është në provë konservatorizmi i Berishës?
Në kohën e Berishës të burgosurit politikë morën vetëm një këst, qeveria Rama na e ka dhënë 7 këste. 70% marrin trashëgimtarët, 30% të burgosurve. Berisha nuk iu a dha, është fajtor. Dy PD duhet me urgjencë të bashkërendojnë projektligjin për dosjet e të mbajnë qëndrimin e tyre, jo për karshillëk. Mazhoranca e ka interesin për hapjen e dosjeve, u bë hap i parë, tani u bë dhe i dyti./ Marrë nga shqiptarja.com
Discussion about this post