GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet!

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse ka ndonjë stinë që na rikthen ose na shton edhe më shumë dashurinë për ujin, ajo është vera. Në ditët e nxehta, asgjë nuk është më freskuese se një gotë uji me akull apo një zhytje në det. Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe mund të zbulojmë se po “hamë” më pak H20 sesa është e nevojshme për ta mbajtur veten të furnizuar me energji. Kjo është shumë e rëndësishme, duke qenë se gjatë verës dehidratimi bëhet edhe më i lehtë dhe diçka e tillë nuk i duhet askujt.

“Me temperaturat e nxehta, shumë individë janë më të prirur për djersitje, gjë që bën që trupi të humbasë ujë”, thotë eksperti i ushqimit Keri Gans. “Kur djersitni më shumë, jo vetëm që po humbni ujë, por edhe elektrolite. Pa lëngje dhe elektrolite të mjaftueshme për t’u hidratuar siç duhet, trupi juaj mund të fillojë të mbinxehet. Rimbushja e atyre elektroliteve, si natriumi dhe kaliumi, është thelbësore për t’u ri-hidratuar.”

Uji përfshihet në shumë funksione të rëndësishme të trupin tonë. Ai e ndihmon atë të funksionojë si duhet dhe ndihmon në pastrimin e “mbeturinave”, mirëmbajtjen e funksionit të duhur të trurit në mënyrë që të qëndroni të përqendruar dhe vigjilent dhe në rregulimin e temperaturës së trupit. Për më tepër, hidratimi ndihmon në parandalimin e infeksioneve, shpërndarjen e lëndëve ushqyese në qeliza etj.

Këtë verë, por edhe çdo stinë, krahas ujit, konsumoni edhe sa më shumë ushqime hidratuese! 8 prej tyre zbulojini tani:

Shalqiri: Përbëhet nga 92% ujë dhe përmban edhe vitamina C, A dhe magnez. 
Kastraveci: Përmban rreth 96% ujë dhe u jep shumë shije pjatave tuaja!
Sallata jeshile: Një sallatë e përzier me produkte të freskëta nuk është vetëm një vakt i shijshëm, por edhe një mundësi e mirë për hidratim. Në thelb, sallata jeshile është thjesht “ujë jeshil”.
Domatet: Nëse jeni duke bërë një sallatë, gjithashtu mund të hidhni disa domate. Ato përmbajnë shumë ujë, por edhe kalium – i rëndësishëm nëse humbni shumë nga ky mineral duke u djersitur.
Luleshtrydhet: Luleshtrydhet kanë 91% ujë. Fruti i mbushur me fibra përmban gjithashtu shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Pjeshkat: Pjeshkat përbëhen nga rreth 90% ujë. Ju mund t’i prisni në copëza dhe t’i përzieni me kos, duke bërë një kos të shijshëm frutash (shtoni sa fruta të doni).
Pjepri: Pjeprin mund ta përdorni kudo në sallata, si vakt i vogël pasditeje (snack), në plazh, në drekë apo në mbrëmje. Përbëhen nga 90% ujë dhe janë të mbushura me vitaminë A. 
Portokalli: Përveç vitaminës C, portokallet përmbajnë 86% ujë, pra ndonëse është opsion më pak hidratues, mbetet i shijshëm për t’u konsumuar, kështu që pse jo?

Lajme të lidhura

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
Para
EDITORIALI I GIJOTINES/ Ambasadorja Kim, hera e dyte e sulmit mbi median, por mbi Qeverine zero qendrim!

EDITORIALI I GIJOTINES/ Ambasadorja Kim, hera e dyte e sulmit mbi median, por mbi Qeverine zero qendrim!

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş