GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Artan Lame: Zyrat tona nuk janë në lartësinë e duhur, thirrje të rinjve për aplikim në zyrat e Kadastrës

12:20 - 22/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Artan Lame: Zyrat tona nuk janë në lartësinë e duhur, thirrje të rinjve për aplikim në zyrat e Kadastrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Kadastrës, Artan Lame nuk i ka kursyer sot kritikat ndaj krerëve të Kadastrës teksa ka deklaruar sot hapjen e aplikimeve për drejtues të rinj në drejtoritë rajonale, si edhe në kryeqytetit.

Lame tha se do të zëvëndësohen drejtuesit e komanduar, si edhe ata që nuk kanë justifikuar punën e tyre, duke nisur nga Shkodra në Sarandë.

Sipas tij, zyrat nuk janë në lartësinë e duhur përsa i përket shërbimit të qytetarëve, pas i trajtojnë këto të fundit si “besdisje”.

Ndërsa iu drejtua eprorëve në këto drejtori duke iu thënë “se nuk janë vendosur në atë pozicion se kanë çliruar Shqipërinë, por që të organizojnë punën që iu është caktuar”, ai u bëri thirrje të gjithë vajza e djemve që kanë mbaruar universitetin për për inxhinieri, juridik për ekonomik, specialistëve, kandidatëve për deputet që nuk fituan, ekspertëve të fushës, “që të mos tuten dhe të merren me llafollogët e Facebook, por të aplikojnë”.

“Me gjithë dëshirën time për ta shmangur Kadastrën Shqiptare nga përdorimi politik, me ç’duket ky qenka mision i pamundur. Por gjatë kësaj fushate kjo akuzë arriti në kufijtë e absurdit, duke e akuzuar Kadastrën thjesht e qartë pse po kryen detyrën e saj. Pse po kryejmë misionin për të cilin jemi krijuar? Po japim leje legalizimi? Pse i kryejmë shërbime kadastrale publikut? Pse po japim çertifikata toke?
Nga ana tjetër, pikërisht fakti i thirrjes denoncuese për institucionin, flet për suksesin e tij në kryerjen e detyrës për të cilën është krijuar.

Megjithatë do dëshiroja t’ia lija organeve kompetente ndjekjen e këtyre akuzave surreale.
Jam i bindur që tani që na dëgjojnë janë qindra mijëra qytetarë që shprehen të kënaqur me shërbimet tona. Kadastra ofron rreth 1.1 milion shërbime në vit), por janë edhe mijëra qytetarë të tjerë që rrudhin buzët të pakënaqur duke më dëgjuar.
E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve
”, deklaroi Lame.

Ai tha se ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre, ka trajtim të qytetarëve si bezdisje, ka mungesë vullneti për t’u përfshirë në problematikat e vështira si edhe shumë të tjera.

“Ka specialistë që nuk duan e nuk duan ta kuptojnë që shmangja e një qytetari sot, nuk është zgjidhje. Nesër ai qytetar sërisht do të paraqitet derisa të gjejë zgjidhje.
Ka drejtues dhe këtu ju drejtohem në veçanti atyre, që nuk duan të kuptojnë që vendosja e tyre në ato poste nuk është bërë se kanë çliruar Shqipërinë, por se iu është besuar se do të dinë të drejtojnë dhe organizojnë punën në drejtoritë ku ata drejtojnë.
Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës. Jam i bindur se gjithë llafollogët e fejsbukut do ulen të dekurajojnë këdo që do dëshirojë të përfshihet në këtë thirrje. Mos u çudisni, e kanë bërë gjithmonë. Mos u tutni! Ti djalë apo vajzë që ke mbaruar universitetin për inxhinjeri, juridik për ekonomik; Ti specialisti që ke vite që punon në administratë dhe mendon se ka ardhur koha të avancosh në karrierë; Ti kandidati për deputet, që e dije se nuk do fitoje për shkak të numrit në listë, por që je i bindur në kapacitetin tend; Ti eksperti i fushës, që mendon se e di sesi mund të gjejnë zgjidhje problemet e stërkomplikuara të pronës në Shqipëri, por që nuk ke patur rast të provosh veten; Mos u tutni, ejani dhe aplikoni!”
, apeloi Lame.

Etiketa: aplikimArtan LameKadastrazyra

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A, do zëvendësojë portierin e kombëtares italiane

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A, do zëvendësojë portierin e kombëtares italiane

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com