GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet e kafesë në Europë nga më e lira tek më e shtrenjta, ja ku renditet Tirana

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e kafesë në Europë nga më e lira tek më e shtrenjta, ja ku renditet Tirana
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa kushton një kafe ekspres në Europë? Ka një diferencë çmimi prej 3.30 eurosh mes ekspresit më të shtrenjtë dhe atij më ekonomik.

Studimi vjen nga revista gjermane Travelbook, që analizoi çmimet në 42 qytete të Kontinentit të Vjetër.

Në Europë, çmimet e kafesë ndryshojnë (madje shumë) nga një kryeqytet në tjetrin.

Revista e udhëtimeve Travelbook u përpoq të kuptojë se sa kushton një filxhan kafeje në Europë. Për indeksin e saj “Espresso-Index” u analizuan dhe krahasuan më shumë se 400 menu në 42 qytete.

Sa kushton ekspresi në Europë

Në shumë kryeqytete evropiane, një ekspres mund t’ua lërë gojën të hidhur. Në Kopenhagën, Paris, Oslo apo Bruksel, një ekspres mund të kushtojë edhe 4 euro. Duhet të bëjmë një saktësim. Bëhet fjalë për çmime mesatare, pasi kafeja mund të kushtojë edhe më shumë.

Cilat janë qytetet ku një kafe kushton më pak?

Sa më në lindje, apo në jug të shkoni, aq më i ulët është çmimi i një filxhan kafeje. Çmimi i një kafe ekspres është veçanërisht ekonomik në Gadishullin Ballkanik apo atë Iberik.

Kafeja më e shtrenjtë – Kopenhagën, Danimarkë

Danimarka është vendi ku kafeja kushton më shtrenjtë në Europë, mesatarisht, 4 euro.

Bernë, Zvicër

Për një filxhan kafe në qytetin zviceran do të shpenzoni mesatarisht 3.96 euro.

Reikjavik, Islandë

Në kryeqytetin islandez, Reikjavik, kafeja kushton 3.16 euro.

Paris, Francë

Një ekspres në një bar në Ville Lumière kushton mesatarisht 2.87 euro.

Monako, Montekarlo

Në kryeqytetin e Principatës, një filxhan kafeje kushton mesatarisht 2.85 euro.

Vjenë, Austri

Çmimi për një ekspres në kryeqytetin austriak, sipas Espresso-Index të revistës gjermane Travelbook kushton 2.75 euro.

Londër, Britani e Madhe

Në kryeqytetin anglez, do të shpenzoni mesatarisht 2.70 euro.

Stokholm, Suedi

Ndër qytetet ku kafeja kushton shumë është edhe Stokholmi, 2.68 euro.

Andorra la Vella, Principata e Andorrës

Në kryeqytetin e Principatës së Andorrës (me rreth 23 mijë banorë), një kafe kushton mesatarisht 1.10 euro.

Qyteti i San Marinos, San Marino

Çmimi për një ekspres në San Marino është 0.98 euro

Luksemburg

Në kryeqytetin e Luksemburgut, kafeja kushton 2.66 euro.

Prishtinë, Kosovë

Një filxhan kafe në Prishtinë, në Kosovë, ku po zhvillohet Bienalja Europiane e Artit Bashkëkohor, Manifesta 2022, kushton 0.90 euro.

Shkup, Maqedoni e Veriut

Në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, shpenzohen mesatarisht 0,89 euro.

Kafeja më e lirë – Tiranë, Shqipëri

Një filxhan kafeje në Tiranë ka çmimin më të mirë, mesatarisht 0.70 cent, pra 3.30 euro më pak se në Kopenhagën, kryeqyteti i “kafesë së shtrenjtë”.

Romë, Itali

Sipas Espresso-Index të revistës gjermane “Travelbook”, në kryeqytetin italian, një kafe kushton mesatarisht 1.12 euro.

Lisbonë, Portugali

Në kryeqytetin portugez, kafeja kushton mesatarisht 1.13 euro.

Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë

Në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, një ekspres kushton mesatarisht 1.15 euro.

Chișinău, Moldavi

Në kryeqytetin e Republikës së Moldavisë, në Europën Lindore, me thuajse 700 mijë banorë, kostoja e një kafeje është 1.17 euro.

Beograd, Serbi

Në kryeqytetin serb, një ekspres kushton mesatarisht 1.19 euro./Monitor/

Lajme të lidhura

Tirana, e dyta në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës
Aktualitet

Tirana, e dyta në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës

15:51 - 09/08/26
Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës
Breaking Views

Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës

14:30 - 08/08/26
BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’
Breaking Views

BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’

14:00 - 08/08/26
Para
Serbët bllokuan rrugët në veri, prokuroria e Mitrovicës “duarkryq”, ende nuk nis hetimet

Serbët bllokuan rrugët në veri, prokuroria e Mitrovicës "duarkryq", ende nuk nis hetimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Myrto Uzuni shënon tre supergola në një ndeshje, i jep fitoren 3-0 FC Austin
Breaking Views

Myrto Uzuni shënon tre supergola në një ndeshje, i jep fitoren 3-0 FC Austin

08:53 - 10/08/26

Myrto Uzuni ishte deçiziv në fitoren 3-0 të FC Austin kundër Pueblas në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës,...

Lexo më shumë
Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen

Zjarri në Drenie të Patosit dhe në zonën e Mallakastrës, më shumë se 40 forca po punojnë për shuarjen

08:45 - 10/08/26
Zjarri në masivin pyjor të Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

Zjarri në masivin pyjor të Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

08:38 - 10/08/26
Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta në të gjithë vendin

08:20 - 10/08/26
Horoskopi i së hënës, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Horoskopi i së hënës, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:31 - 10/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com