GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Plakja e trurit, sëmundja që po prek moshat e reja

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Plakja e trurit, sëmundja që po prek moshat e reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dementia është një sëmundje që prek disa zona të trurit dhe dëmton memorien. Kjo sëmundje zakonisht plak një pjesë të trurit duke e përjashtuar atë tërësisht nga funksionet normale. Për pasojë të gjitha proceset jetësore vështirësohen duke filluar që nga komunikimi i përditshëm.

Forma më e përhapur e dementias është sëmundja e Alzhaimer që zë 60-70% të rasteve. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, të cilit i referohet AgroWeb.org sot në botë ka më shumë se 50 milion njerëz të prekur nga kjo sëmundje.

Ekspertët shprehen se çdo vit ka rreth 10 milion raste të reja të diagnostikuara me simptoma të ndryshme të dementias. Teksa numri i të prekurve nga kjo sëmundje rritet mjekët vënë re se mosha e tyre është gjithnjë e më shumë në ulje.

E quajtur si “dementia e hershme” ky degjenerim i trurit tashmë prek moshat nga 30 deri në 65 vjeç. Kjo sëmundje njihet si degjenerative pasi vjen duke u përkeqësuar me kohën dhe fshin memorien afatgjatë dhe afatshkurtër.

Një pacient i prekur nga dementia zakonisht ndryshon personalitet dhe sjellje edhe me persona të afërt të familjes.

Megjithëse rastet e zhvillimit të kësaj sëmundje mund të jenë të ndryshme në çdo person shenjat e para që kjo sëmundje jep janë të pagabueshme.

Më poshtë AgroWeb.org ju liston disa nga format dhe simptomat më të përhapura të kësaj sëmundje tek moshat e reja.

Format më të përhapura tek të rinjtë

Alzhaimer është forma më e përhapur e demantias në përgjithësi dhe kjo vlen edhe për moshat e reja.

Kjo sëmundje zë 1/3 e të të gjithë të prekurve nga dementia.

Vascular Dementia  është e dyta në listë për nga format më të përhapura të kësaj sëmundje.

Rreth 20% e të rinjve të prekur nga dementia vuajnë pikërisht nga kjo formë e saj.

Në të shumtën e rasteve kjo shfaqet tek personat 45-65 vjeç dhe shfaqet si pasojë e një trashigimie familjare të sëmundjes.

Sindroma Korsakoff zë 10% të të rinjve të prekur nga dementia dhe zakonisht shkaktohet nga mungesa e vitaminës B1 në trup.

Shkaku i dytë lidhet edhe me abuzimin me pijet alkoolike për një kohë të gjatë.

Forma të tjera të dementias mund të përfshijnë sëmundje si Parkinsoni apo Huntingtoni të cilat gjithashtu prekin trurin dhe janë degjenerative për trupin.

Simptomat e dementias së hershme

Dementia njihet gjerësisht si sëmundje që prek dhe dëmton kujtesën, por ka edhe disa shenja të tjera paralajmëruese për këtë sëmundje.

Përtej vështirësive me memorien një person në fazat e para të sëmundjes mund të hasë vështirësi të ndryshme.

Vështirësi në të folur

Vështirësi në përzgjedhjen e fjalëve të duhura

Vështirësi në fokusim apo arsyetim

 

Konfuzion i memories afatshkurtër

Ndër ndryshimet e para që jep kjo sëmundje është humbja e memories e sidomos asaj afatshkurtër.

Nëse keni vështirësi të kujtoni ngjarje të cilat sapo kanë ndodhur, por mund të kujtoni ato të shumë viteve më parë kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese.

Simptoma të tjera  lidhen me vështirësi në në gjetjen e vendndodhjeve të njohura më parë si shtëpia e tyre.

Vështirësi në gjetjen e fjalëve

Nëse shihni se keni vështirësi në komunikim dhe në gjetjen e fjalëve të duhura edhe për të ndërtuar fjali të thjeshta, kjo mund të jetë një simptomë.

Një person i prekur nga dementia mund të ketë vështirësi në shpjegimin edhe përshkrimin e vetes.

Ndryshimet e  shpeshta të humorit

Ndryshimet e humorit janë të shpeshta me këtë sëmundje.

Nëse luhatjet janë shumë të mëdha pa ndonjë arsye konkrete atëhere jeni në fazat e para të kësaj sëmundje.

Depresioni është edhe një nga shenjat e hershme të dementias.

Këto ndryshime  mund të ndikojnë edhe personalitetin e personit.

Përsëritja e veprimeve

Të qënurit përsëritës është gjithashtu një fazë e dementias së hershme.

Nëse gjatë ditës një person përsërit vazhdimisht të njëjtat tema apo kujtime kjo do të thotë se ka një dëmtime të memories.

Konfuzion i mendimeve

Personat në fazat e hershme  të dementias mund të konfuzohen lehtë.

Mund të shfaqen në mënyra të ndryshme si  mos gjetja e fjalëve apo vështirësi ndërveprimi me persona të tjerë.

Shkaqet e shfaqjes së dementias

Kjo sëmundje shkaktohet nga vdekja e qelizave të trurit në masa të mëdha duke çuar në plakjen dhe mos funksionimin normal të tij

Megjithëse shkaqet se përse kjo ndodh janë ende të panjohura edhe për mjekët dhe një kurë efikase nuk është gjetur ende

Disa tipe të traumave nervore, sidomos ato që janë të përsëritura këtu përmendim goditjet që sportistët marrin gjatë ndeshjeve të boksit mund të çojnë në zhvillimin e kësaj sëmundje më vonë./AgroWeb

Etiketa: Plakja e truritsëmundja që po prek moshat e reja

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Para
Hapet gara për aksin Milot-Fier, do të jetë autostrada e parë që do lëvizet me 130 km/h

Hapet gara për aksin Milot-Fier, do të jetë autostrada e parë që do lëvizet me 130 km/h

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

Pas barazimit 1-1 në Champions League dhe vendimit të papritur të trajnerit İsmail Kartal për të ofruar dorëheqjen, presidenti i...

Lexo më shumë
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com