Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës me akuzën e përdhunimit të një të miture, vetëm 13 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. R., 23 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post