GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

839 mln euro për 86.1 km rrugë/ Qeveria hap garën për koncesionin e aksit Milot-Fier

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
839 mln euro për 86.1 km rrugë/ Qeveria hap garën për koncesionin e aksit Milot-Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendi është në krizë, çmimet e shportës bazë vazhdon të rriten, por qeveria shqiptare vazhdon me planet e saj për vjedhje. Në vend që të marrë masa për të ndihmuar familjet që po shkojnë në varfëri ekstreme me shtrenjtimin e ushqimeve, qeveria ka vendosur të hap në këtë situatë garën për një koncesion të ri.  Bëhet me dije se, është hapur gara për ndërtim me koncesion të, autostradës Milot-Fier. Ministria e Infrastrukturës njoftoi hapjen e tre garave për tre segmente të këtij projekti, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier. Autostrada është e gjatë 115 km, por qeveria po tenderon 86,1 kilometra që do të kushtojnë 839 milionë euro.

Por ndërkohë gati gjysma e tyre do të kalojnë në rrugët dhe autostradat ekzistuese. Në hartat zyrtare të publikuara nga ministria e Infrastrukturës janë 13,5 kilometra rrugë të reja për segmentin Milot-Thumanë, që do të kushtojnë 44,6 milionë euro, 26,6 kilometrat nga Kashar- Luz i Vogël do të kushtojnë 476,8 milionë euro, ndërsa pjesa Luz i Vogël-Lekaj ndërlidhet me rrugën ekzistuese Durrës-Rrogozhinë dhe do të ndërtohet një kryqëzim i ri i cili nuk është parashikuar në këtë kontratë.

Sipas dokumenteve të publikuara, për segmenti e tretë Lekaj-Fier, i gjatë 46 kilometra fondi është parashikuar 317,5 milionë euro dhe pjesa me e madhe e punës do të jetë përmirësim i infrastrukturës aktuale. Në hapjen e garave i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Por autostrada Milot-Fier ka edhe segmentin Kashar-Thumanë që është pjesë e një koncesioni tjetër fillimisht të anuluar dhe më pas të aktivizuar përsëri nga qeveria pas vendimeve të gjykatës. Kosto e tij eshët llogaritur në 400 milionë euro. Kështu e gjithë autostrada Milot-Fier do të kushtojë 1,23 miliardë euro, pa llogaritur kostot për lidhjet me rrugët ekzistuese që do të kërkojnë miliona euro të tjera.

 

Etiketa: abuzimkoncesionkostoqeveriashpenzinetender

Lajme të lidhura

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro
Breaking Views

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Para
Një zgjidhje për opozitën!

Kronikë e një vrasje të paralajmëruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në minierën e Bulqizës/ Arrestohet drejtuesi teknik i “Eternal Security”

13:33 - 03/08/26

Policia e Bulqizës ka arrestuar drejtuesin teknik të një subjekti minerar, pas aksidentit tragjik në punë që i mori jetën...

Lexo më shumë
Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

13:26 - 03/08/26
Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete 

13:25 - 03/08/26
Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

13:07 - 03/08/26
Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore

Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore

12:43 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com