GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hesht Rama se ne jemi në zi!”, tragjedia në Himarë, Lapaj: Problemi ynë s’është ligji, por zyrtari i korruptuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hesht Rama se ne jemi në zi!”, tragjedia në Himarë, Lapaj: Problemi ynë s’është ligji, por zyrtari i korruptuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti Adriatik Lapaj ka folur për ngjarjen tragjike të ndodhur një ditë më parë në Himarë. Ai shprehet se është moszbatimi ose zbatimi i gabuar i ligjit nga të gjitha hallkat, që nga pushteti vendor e deri tek roja kufitare shkaku kryesor i këtyre ndodhive.

Në një intervistë për median Lapaj tha se problemi më i madh në vendin tonë për këtë rast, por jo vetëm është korrupsioni i zyrtarëve përgjegjës për të zbatuar ligjet.

“Greqia ka 2 mln mjete detare dhe rastet e fataliteteve i ka të papërfillshme se respektohen rregullat e qarkullimit detar. Problemi ynë më  i madhe është se ne nuk e zbatojmë ligjin. Ligjin e kemi shumë të mirë por zyrtarin që e zbaton e kemi të korruptuar, të paaftë, të pandërgjegjshëm”, tha Lapaj.

Duke nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën një e mitur pasi u përplas nga një mjet motorik në breg të detit, ai tërhoqi vëmendjen për ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve, të cilët siç tha në shumë raste duhet të bëhen vetë shteti.

Përpos kësaj ai ka bërë dhe një reagim në adresën e tij në Facebopok ku është treguar i ashpër ndaj kryeministri Edi Rama.

“Hesht Edi! Hesht kur nuk ke ndjeshmërinë për të kuptuar dëshpërimin që kaploi sot të madh e të vogël! Hesht kur nuk gjen dot fuqinë për të pranuar fajin e për të marrë veprime të ashpra që zgjidhin problemin! Hesht Edi se sot jemi në zi! Madje shpalle nesër zyrtarisht ditë zie se jeta e vogëlushes për nga padrejtësia si iku e trauma që shkaktoi te ne është dhimbje që preku çdo zemër të shëndetshme.

Hesht Edi se sot nuk vdiq thjesht një fëmijë, por vdiq edhe më shumë besimi i popullit te mundësia që ky vend mund të ndryshojë!

Sipas teje ne as kur na vrasin nuk kemi të drejtë të flasim?!

Ti nuk hesht Edi se ti e di që nuk të ndodh gjë. Ndaj guxon dhe sillesh keq dhe në ditë si kjo. Sot normalisht populli duhet të të kërkonte llogari. Por, ti e di që nuk ndodh. E di ti se bashkë me ata të tjerët e keni lidhur në 700 zinxhirë. Keni ngritur një sistem të lig balte që ju ruan nga çdo reagim. Nuk hesht se e di që nëse ndokush nga ne ngrihet e t’i sjell njerëzit te dera ti dhe tellallët e tu që janë kudo do nisni të thoni: “Ata që u ngritën bëjnë politikë me të vdekurit”.

Pastaj ata që janë si ty por që sot ndodhen në opozitë të trembur se mos u ikën monopoli i opozitarizmit do vazhdojnë ison e do thonë: “I ka ngritur Edi këta që të shfryjnë revoltën popullore”. E kështu ti Edi dhe ata si ty përballë teje na mbani ne nën sundim. Na shtypni. Na vrisni. Pastaj na kërkoni dhe të heshtim duke na thënë ne se po merremi me politikë. Hesht TI Edi se sot jemi në zi”, ka shkruajtur aktivisti.

Etiketa: adriatik lapajEdi RamareagimskafvogelusheVrasje

Lajme të lidhura

“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…
Aktualitet

“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…

20:43 - 01/06/26
Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai
Aktualitet

Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

20:15 - 01/06/26
Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26
Para
Tenderi 2.5 mln USD i pistoletave të Policisë, me “fitues të përcaktuar”, u firmos nga Veliu dhe anulohet nga Nano

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Nanos, Policia e Shtetit mbyll komentet në facebook

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…
Aktualitet

“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…

20:43 - 01/06/26

Ka reaguar për herë të parë Eduard Subashi që u dhunua nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec. Me anë...

Lexo më shumë
“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

20:27 - 01/06/26
Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

20:15 - 01/06/26
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26
Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

19:54 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetgaranti girişJojobet