GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia në Himarë, zbulohet VKM-ja që akuzon gjysmën e qeverisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia në Himarë, zbulohet VKM-ja që akuzon gjysmën e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një Vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 2014 për Sigurinë në Plazhe, i propozuar nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili për koincidencë ishte i graduar “Kapiten Skafi”, ngarkon me përgjegjësi institucione qendrore e vendore për vdekjen tragjike të 7-vjeçares, e goditur nga një mjet lundrues në Potam të Himarës.

Komisari i Policisë, Arjan Tase, në bordin e një skafi të fuqishëm, përplasi për vdekje në bregun e detit të miturën J.A, e cila kishte ardhur me prindërit nga Anglia për të shijuar pushimet në vendlindje.

Pas ngjarjes tragjike, zyrtari policor u arrestua, ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaroi se ka shkarkuar nga detyra zinxhirin komandues të Policisë Kufitare të Vlorës, e cila është përgjegjëse për monitorimin dhe sigurinë në breg dhe plazhe.

Por, përgjegjësia nuk është thjesht dhe vetëm e punonjësve të Policisë.

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.321, dt. 28 Maj 2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme..dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”, përgjegjësia për dhënien e lejeve dhe kontrollin e vijës bregdetare u është ngarkuar një serie të gjatë institucionesh.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për Sigurinë në Plazhe

Dhe, siç rezultoi në rastin e Potamit, apo edhe të aksidenteve të ngjashme të evidentuara gjatë kësaj vere, të gjithë institucionet kanë dështuar në mënyrë kriminale.

VKM parashikon se përgjegjës për sigurinë në Plazhe janë: Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Detare; Ministria e Brendshme; Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Rojes Detare; Ministria e Turizmit; Ministria e Mjedisit dhe Njësitë e qeverisjes vendore.

Vendimi përkatës qeveritar u ngarkon këtyre institucione përgjegjësi konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe mbi të gjithë, ruajtjen e jetës dhe shëndetit të pushuesve.

Por, në rastin e Potamit, të gjitha kanë dështuar në mënyrë më tragjike të mundshme.

Lista e institucioneve përgjegjëse për Sigurinë në Plazhe

– Ministria e Brendshme, nëpërmjet strukturave policore, është përgjegjësja kryesore për ngjarjet tragjike në brigjet shqiptare. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për ngjarje ku, një mjet i fuqishëm lundrues, manovron rrezikshëm në breg të detit, në mes të pushuesve dhe merr jetën e një të miture, si edhe rrezikon shumë të tjerë.

– Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Rojës Bregdetare, nuk rezulton të ketë evidentuar qarkullimin e një mjeti lundrues, me fuqi 600 kubikë (dy motorë nga 300 kubikë), të cilët e shndërrojnë skafin në një “bishë vrasëse” për pushuesit.

– Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Drejtorisë Detare, nuk rezulton të ketë kryer verifikime për madhësinë dhe fuqinë motorike të mjetit, në bazë të të cilave përcaktohet edhe hapësira detare se ku mund të qarkullojë një skaf i tillë.

– Ministria e Turizmit, e cila mori përsipër që për këtë sezon veror “të rrëmbente turistët nga Greqia” drejt Shqipërisë, nuk rezulton të ketë kryer asnjë monitorim për stacionet e plazhit dhe pikat specifike për sportet ujore.

Në rast se do të ekzistonte një verifikim i tillë nga strukturat e Ministrisë së Turizmit, me shumë mundësi ajo pika e “jet ski-ve” dhe motorëve të ujit në mes të çadrave në Potam nuk do të ishte aty.

– Bashkia e Himarës me të gjithë strukturat e saj ka dështuar në mënyrë kriminale për të siguruar jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Arjan Tase deklaroi para hetuesve se skafi ishte i një të afërmi të tij dhe ai kishte ardhur nga Borshi në Potam për të marrë familjen për shëtitje detare.

Megjithatë, pamjet televizive treguan se në plazhin e vogël të Potamit, në mes të dhjetra plazhistëve, ishte edhe një pikë që jepte me qira mjete lundruese ujore.

Është e paqartë se si Bashkia e Himarës ka lejuar (ligjërisht ose jo), ngritjen e një pike të tillë, në një plazh plot me pushues dhe ku nuk është përcaktuar ndërtimi i stacioneve të tilla.

– Administrata Tatimore, gjithashtu, ka dështuar në verifikimin e të ardhurave të krijuara nga stacionet e dhënies me qira të mjeteve lundruese e sportive.

Dëshmi të shumta nga bregu verior deri në Jug të Shqipërisë tregojnë se shumë biznese të kësaj natyre nuk shpërndajnë kupona tatimorë, nuk përdorin kasat fiskale dhe, rrjedhimisht, funksionojnë tërësisht në mënyrë të paligjshme./Boldnews.al/

 

Etiketa: FemijeHimaretragjikeVKM

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Para
Tragjedia në Himarë/ Flasin familjarët e 7-vjeçares që u vra nga polici me skaf

Tragjedia në Himarë/ Flasin familjarët e 7-vjeçares që u vra nga polici me skaf

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş