GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I moshuari shqiptar u gjet i copëtuar në kanal, policia dyshime tek familja: Ja detaji tronditës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I moshuari shqiptar u gjet i copëtuar në kanal, policia dyshime tek familja: Ja detaji tronditës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin të tjera detaje nga vrasja makabre e 72-vjeçarit shqiptar Shefki Kurti, i cili u gjet i copëtuar më 28 korrik në kanal. Sipas medieve italiane fillimisht u gjet një këmbë dhe më pas pjesët e tjera të trupit të të moshuarit.

Familjarët e tij nuk e kishin denoncuar zhdukjen dhe janë të fundit që e kanë parë të gjallë të moshuarin, duke u bërë kështu të dyshuarit kryesor të hetuesve italianë.

Gjetja e trupit të copëtuar

Disa teknikë të ngarkuar me pastrimin e kanalit gjetën këmbën e një njeriu mes mbetjeve të marra nga lumi më 28 korrik. Në të njëjtën ditë më tej në rrjedhën e sipërme, dhe pikërisht në Lendinara, janë gjetur dy çanta, brenda ishte koka dhe busti i një personi.

Pjesa e tretë e enigmës është zbuluar po në 28 korrik kur pasdite në Villanova del Ghebbo, jo shumë larg vendit ku u gjet këmba, në dy çanta të tjera u gjetën dy krahë. Dyshimet për familjen

Këmba e humbur u gjet në Adigetto, midis Lendinarës dhe Villanovës . Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur burri u largua nga shtëpia pas një sherri me gruan e tij, në atë moment zyrtarizoi denoncimin për zhdukjen e tij. Më 24 korrik djali i Shefkiut kishte telefonuar karabinierët për t’i thënë se babai i tij ishte larguar nga shtëpia. Por kishte qenë një thirrje si shumë të tjera, askush në atë moment nuk i kishte dhënë aq peshë. Zbulimi i burrit në copa ka hapur një pistë të re hetimi. Trupi është identifikuar si Shefki Kurti nga një shenjë e veçantë,  një tatuazh që i moshuari e kishte në njërën këmbë, e fundit e gjetur në Adigetto.

Historia e Shefki Kurtit: Nga Shqipëria në Itali

Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire kishin mbërritur në Itali në vitet ’90, ata ishin ndër shqiptarët e parë që mbërritën në vendin fqinj. Fillimisht kishin shkuar të jetonin në Villanova del Ghebbo, Shefkiu kishte nisur menjëherë punën. Çifti më pas u zhvendos në Badia Polesine, në një apartament të rinovuar dinjitoz. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale, ka dy fëmijë. Asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë. Shefkiu bënte një jetë të qetë, të rezervuar, ishte njeri pa konflikte. Hetimet e karabinierëve vijojnë.

Lajme të lidhura

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Para
Aksident i rëndë në qytetin shqiptar, makina përplas për vdekje 5-vjeçarin

Aksident i rëndë në qytetin shqiptar, makina përplas për vdekje 5-vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com