GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Minutat e tmerrit para vdekjes/ Dëshmia e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh, na ndau

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Minutat e tmerrit para vdekjes/ Dëshmia e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh, na ndau
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Minuta tmerri kanë qenë ato me të cilat është ndeshur familja Avdia, e cila ishte akomoduar në Potam një ditë përpara tragjedisë në të cilën humbi vajzën e vogël, Jonadën, 7 vjeçe. Gazetasi.al mëson ekskluzivisht nga Policia e Vlorës detaje nga fashikulli i referuar, që ka nën akuzë tanimë një zyrtar policie si Arjan Tase, i dyshuar për vrasje me dashje indirekte.  Babai i Jonadës, Bledar Avdia tregon se mëngjesin e ditës tragjike ata gjendeshin në plazh familjarisht.

“Rreth orës 14:00, ndërsa isha duke u larë së bashku me vajzën në afërsi të bregut, pashë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord. Skafi parkoi  në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që prej andej zbriti një vajzë”.

Babai i Jonadës, kujton se në vazhdim, për pak çaste pa që një grua me dy fëmijë hipën në skaf  dhe se drejtuesi i skafit kaloi pa asnjë problem litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtim të tyre. Aty ku ai gjendej me të bijën në momentet e fundit të jetës së saj.

“Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi skëterrë dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe mjeti lundrues goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë në të gjithë trupin. Pashë që mjeti u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin dhe duke ardhur në breg”, – tregon Bledar Avdia.

Fëmija, sipas ekspertëve kriminalistë pësoi dëmtime të shumta në trup, në kokë, në sup, bark, gjoks dhe brinjë dhe në gjymtyrët e poshtme. Policia i thotë ekskluzivisht Gazetasi.al, se siguroi edhe dëshmi të tjera të pushuesve, që i ka bashkangjitur kundër Tases, komisar policie që ishte kthyer në detyrë pak kohë pasi ishte hetuar për shpërdorim detyre në afera kanabisi.

Shtetasja S.M., thotë sipas burimeve tepër të sigurta, se dëgjoi njerëzit duke bërtitur. “Situata doli nga kontrolli. Pashë që skafi goditi vajzën e vogël dhe babai i vajzës bërtiste që ta ndalonte. Pashë njolla gjaku që krijuan vija deri në kapakun e motorit”, – thotë ajo.

Edhe kushëriri i Jonadës, rrëfen në polici. Sipas dëshmisë që ka siguruar Gazetasi.al, E.Z., thotë: “Po laheshim në det dhe një mjet lundrues i madh u afrua. Në kohën që mjeti mori njerëz në breg, goditi fëmijën me helika. Unë dhe të gjithë njerëzit që ishin në  breg bërtisnim: ‘Ndalo se e vrave’. Por mjeti lundrues vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra dhe e nxora Jonadën e pajetë. Ishte pa asnjë shenjë jete”.

Prokuroria e Vlorës, bëhet me dije se replikon me qëndrimin e policisë, që e referoi për vrasje nga pakujdesia.

“Kjo vepër shfaqet në formën e pakujdesisë dhe të neglizhencës apo vetëbesimit të tepruar. Në rastin konkret, vdekja e Jonadës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin dhe kalimin e mjeteve lundruese”.

Kjo qasje e prokurorisë sjell përplasjen e radhës me policinë lokale, që ndonëse ka kryer veprimet paraprake, e referoi për një vepër më të lehtë, e cila u kundërshtua.

Polici Arjan Tase, me detyrë punonjës policie, ka në objekt të punës së tij zbatimin e ligjit, edhe pse ditën e ngjarjes ishte me leje vjetore. Ai hyri në një zonë ku kishte fëmijë, akuzon prokuroria komisarin, i cili shërbente deri ditën e tragjedisë si shef i komunitetit në Policinë e Elbasanit./GazetaSi

Etiketa: skafVrasje

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
“Rama trilloi”/ Berisha zbulon identitetin e shtetasit I.M: Është nga Librazhdi (EMRI)

Afera e Portit të Durrësit, Berisha paralajmëron qytetarët: Mos blini shtëpi sepse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetGrandpashabet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet